Nuk kam folur deri më tani publikisht për rastin e dënimit të Saimir Tahirit, ish ministrit më jetëgjatë të Punëve të Brendshme në Shqipëri, jo se nuk kisha çfarë të thoja por sepse mendova se kishte marrë fund histeria ndaj tij dhe se ai e meritonte një periudhë paqeje pas gjithë atij linçimi. Kam heshtur edhe pse respektoj dhe nuk dua të diskutoj vendimin e gjykatave shqiptare. Sido që të jenë ato.
Por duke parë faktin se SPAK ka kërkuar rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ku kërkohet që të dënohet më rëndë për të gjitha akuzat, si dhe debatin që ka shpërthyer në lidhje me faktin se kush bën presion mbi drejtësinë, është vështirë të ruash heshtjen. Qoftë dhe për të thënë se Saimir Tahiri nuk duhet të shihet vetëm me “lupën” e zezë. Pasi vendimi i gjykatave shqiptare nuk është “titull ekzekutiv” që nuk mund të diskutohet mbi të, nuk është as “aksiomë” që të pranohet pa vertetim.
Nuk ngurroj ta them se e Saimir Tahirin e vlerësoj për punën që ka bërë. E respektoj dhe vlerësoj për gjithçka ka bërë në krye të Ministrisë së Brendshme, për tërë periudhën në të cilën drejtoi. Biem dakord të gjithë se nga Tahiri kemi “trashëgim” vendosjen e standardit për mbajtjen e rripit në makinë, heqjen e xhamave të zinj në makinat e bosave të krimit, drogës, si dhe të politikës e biznesit të ligjshëm.
Po nga Tahiri kemi “trashëgim” vendosjen e kamerave trupore tek policia, dëbimin e makinave të të “fortëve” nga trotuaret apo të vendosura vend e pa vend, disiplinimin e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë nëpër rrugët e Tiranës apo në semafore, “mbyllja” e telefonit për ata që ndërhyjnë tek policia me forcën e pushtetit apo parasë për ndonjë privilegj, dhe trajtimi i tyre si të barabartë mes të barabartëve dhe me shqiptarin më të thjeshtë në këtë vend. Nuk janë pak këto për 4 vite! Të cilat u përsosen e po përsosen gjithnjë në vijim.
Është e udhës të evidentojmë atë që u bë mirë në atë periudhë që nga shkatërrimi i i “Republikës së Lazaratit” që kishte ngritur plantacionin e drogës dhe që konkurronte deri atë holandeze për nga cilësia dhe çmimi, apo nxjerrjen e godinës se ministrisë së Brendshme e komisariateve nga plehu i 40 viteve pa vënë dorë mbi to si dhe dhënien fund të shtyrjes së makinave të policisë nga ana e policëve për shkak se nuk ndiznin. Pati arritje.
Tashmë Tahiri është në burg, për ironi të fatit në atë burg të cilin e inaguroi vetë kur ishte ministër. Ndodhin dhe këto, por ndodhin në mënyrë të drejtë, pa presion ndaj drejtësisë.
Nuk paragjykoj punën e drejtësisë, as të partnerëve tanë ndërkombëtarë që e mbështesin fort dhënien fund të pandëshkueshmërisë. Madje mbështes fort dhe qëndrimin e PS, partia që e bëri Tahirin ministër të Brendshëm, e cila ka arritur një standard të pa arritur më parë: Lënien e fjalës së fundit për drejtësinë, mosdiskutimin e vendimeve të gjykatave dhe mos marrjen në mbrojtje të përfaqësuesve të saj në përballje me drejtësinë. Dhe mirë ka bërë, kështu duhet!
PS i dha fund epokës kur politika merrte në mbrojtje përmes kamikazëve të saj në Prokurori dhe gjykata, zyrtarët e arrestuar për abuzim me pushtetin. Në këto 9 vite qeverisje të socialistëve nuk është parë asnjë përfaqësues i lartë i saj të bëjë presion mbi gjyqësorin e prokurorinë siç ndodhi me aferën e Rrugës së Kombit ku u zhdukën 230 milionë euro nga buxheti i shtetit pa llogaritur humbjen e tjera më pas, aq sa nga 419 milionë euro që ishte fondi fillestar limit për ndërtimin e kësaj rrugë, ka mbërritur tashmë në 1.5 milardë euro. Dhe ende nuk ka përfunduar tamam për këto 66 kilometra rrugë që as autostradë nuk quhet. Llogarinë bëjeni vetë se sa është vjedhur në këtë rrugë. Me raporte mjekësore, presione mbi drejtësinë e procedurë u mbyll kjo aferë gjigande.
Asnjë zyrtar apo pjesë e lidershipit të PS nuk ka bërë presione mbi drejtësinë siç ndodhi me “Gërdecin” ku për shkak të shpërthimit të punishtes së demontimit të municioneve, biznesi i djalit të ish kryeministrit Sali Berisha ky, u vranë 26 të pafajshëm, u plagosën mbi 300 të tjerë, pa llogaritur këtu traumën e shkaktuar tek tërë ai pellg i “shkundur” nga shpërthimi, apo dëmet materiale të banorëve dhe bizneseve aty dhe përreth.
Nuk ka ngrënë darkë publike kryeministri socialist në shtëpinë e Saimir Tahirit, një natë përpara se të jepej vendimi për dënimin e tij, siç ndodhi me darkën publike e të paralajmëruar dhe për mediat të ish kryeministrit Berisha tek ish zëvendësi i tij Ilir Meta, i cili ishte kapur me zë dhe figurë me bllok në dorë duke kërkuar ryshfet. Apo zhbërja e drejtësisë, teksa dëbohej përfaqësuesi i FBI-së amerikane që kishte bërë ekspertizën dhe merrej një militant partiak për ta “kopsitur” ekspertimin dhe për ta përdorur më pas për të liruar nga akuzat ‘bossin’ e tij.
Askush nga socialistët nuk ka dërguar kamikzët e vet në polici për të zhdukur provat në një krim të dyshuar, siç ndodhi me rastin e të ndjerit Kosta Trebicka, njeriu që denoncoi djalin e ish kryeministrit për përfshirje në aferën e municioneve. I cili gjeti vdekjen në rrethana misterioze në mes të fushës në pllajat e Korçës teksa kishte dalë për “gjueti” për gjahun e asaj zone pikërisht në kulmin e kërcënimeve me jetë ndaj tij për t’i mbyllur gojën, dhe që iu gjet në brez e vrarë një shapkë-shpend, Myzeqeje.
Nuk e ka dëgjuar askush kryeministrin socialist të udhërojë prishjen e provave dhe t’i thotë Prokurorit të Përgjithshëm “lavire bulevardi” siç ndodhi më 21 janar 2011, kur madje u refuzua dhe urdhër-arresti për gardistë dhe punonjës policie, i Prokurorisë. Një rast i pangjarë deri më sot. Askush nuk ka dëbuar një biznes të madh siç ishte rasti i CEZ, për të prishur provat e aferës më të madhe në Shqipëri prej 500 milionë eurosh.
Asgjë nga këto nuk kanë ndodhur në këto 9 vite. Përkundrazi, mazhoranca aktuale, pavarësisht se i kishte të gjitha mundësitë që të reagonte dhe të merrte në mbrojtje përfaqësuesit e vet më të lartë, nuk e bëri. Përkundrazi i la pa imunitet politik, duke filluar me ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, e vijuar me ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish deputetin Alqi Bllako, pavarësisht se këta të fundit ishin prurje e minutës së fundit nga LSI, i la tërësisht në dorë të drejtësisë, të zhveshur nga mbrojtja politike. Dhe mirë ka bërë, pasi ndryshe drejtësia nuk do të bënte drejtësi dhe s’do ta kryente funksionin për të cilin është ngritur, me mbështetjen e SHBA dhe të BE.
Por vëmë re se drejtësia ka vepruar me dy standarde, ku siç e kemi theksuar më parë, në rastin e përfaqësuesve të PS bën akuza nga monstruoze, dhe dënohen për akuza të tjera. Ndërsa nuk preken dosjet e rënda të qeverisjeve të kaluara, të cilat jo vetëm që janë të parat në radhë, madje për ato u ngrit dhe drejtësia e re dhe për këtë shkak dolën nga “binarët” normalë Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët e kundërshtuan reformën në drejtësi, por dhe sepse janë me prova dhe fakte që shfaqen ashiqare. Berisha e Meta vijojnë ta kundërshtojnë dhe sot e kësaj dite Reformën në Drejtësi, ndonëse asnjëherë drejtësia e re nuk ka guxuar të merret me ta.
Teksa kemi parë rrënimin politik, shpirtëror e deri familjar të Saimir Tahirit, nuk është pa vend të themi se fëmija e tij nuk mund të shpëtojë nga trauma e përjetuar teksa priste ditë pas dite t’i prangosej i ati, apo tani që rri në shtëpi dhe pret të atin për të gëzuar si gjithë fëmijët e tjerë lidhjen atërore dhe kujdesin e babait aq i domosdoshëm për këtë moshë. Nuk mund të hesht dhe të mos them një fjali që artikulohet në çdo mjedis politik dhe shoqëror, nga avokatë dhe njerëz normalë të drejtësisë se “Saimir Tahiri u la në dorë të horrave, të përfaqësuesve të drejtësisë të pavetuar por e të mediave që “shqyen” pak e nga pak deri në kockë ish ministrin e Brendshëm”. Nuk lanë gjë pa thënë kundrejt tij. Madje u organizuan dhe nga dy emisione në të njejtën media në ditë, me të ftuar militantë dhe gazetarë, të cilët tentuan të bëheshin figura publike mbi rrënimin e një njeriu, mininistri të Brendshëm që nuk e meritonte. Dhe që vijon akoma dhe nga drejtësia e re dhe po nga ajo media që e masakroi, të linçohet.
Por përse akuzohet Saimir Tahiri, ku është baza dhe prova ku janë mbështetur përfaqësuesit e organit të akuzës që formuluan një akuzë të tmerrshme në kurriz të tij: Trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal. Janë bazuar në disa përgjime të depozituara në organet e drejtësisë italiane, ku herë dilte si kamionist e herë si kushëri i shtatë i Habilajve.
Akuzën e drejtonte vetë kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, që për ironi të fatit sot është jashtë sistemit të drejtësisë për disa vendime që ka dhënë. “Mbeti” në Vetting me një fjalë. Për më tepër që ka akuza të artikuluara në media, por të marrë parasysh dhe nga organet ligjzbatuese të disa vendeve të BE, për “partinë” e parë të kokainës të ardhur nga Kolumbia përmes kompanisë së bananeve të “Arbri Garden” me pronar Arbër Çekajn (Kuliçin), një sasi prej 94 kilogramësh. Ky pronar doli i pastër, dhe akuzohet Hajdarmataj për pushimin e hetimit ndaj tij. Çekaj u vu në pranga vetëm kur sosi në Durrës sasia e dytë, akoma më e madhe e ardhur në Shqipëri mbi 613 kiliogramë kokainë dhe me një vlerë mbi 180 milionë euro.
Por që të rikthehemi tek akuza ndaj Tahirit, i cili u rrënua për një akuzë të rëndë trafik droge dhe pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Anipse nuk u vërtetua asgjë nga përgjimet e palës italiane, e cila nga ana e saj e pushoi çështjen ndaj Tahirit. Megjithëse në vetëvete, vetë përgjimi asnjëherë nuk përbën provë, por të çon tek prova. Këtë e dinë, pavarësisht se bëjnë sikur nuk e dinë organet e drejtësisë.
Por Tahirit i ndodhi si Fatos Nanos në vitin 1993 me ndihmat italiane, ku u dënua nga drejtësia e Berishës me burg se kishte ndihmuar ish shefin e diplomacisë italiane Xhani De Mikelis të përvetësonte këto ndihma. Ndërkohë që kur drejtësia italiane e shpalli të pafajshëm De Mikelisin, ish kryeministri socialist shqiptar vijonte të qëndronte në burg me të njejtën akuzë: Kishte ndihmuar të vjedhë… një të çliruar nga akuzat. Madje i dhanë dhe një dënim tjetër akoma më të rëndë.
Saimir Tahiri u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut të narkotikëve dhe krijimit të grupit të strukturuar kriminal. Dhe mirë u bë. Por kur të gjithë prisnin që të dilte i pafajshëm pasi nuk kishte asnjë provë kundër tij, gjykata shqiptare, ngriti një akuzë të re, atë të shpërdorimit të detyrës dhe e dënuan me 3.4 vite burg. Në fillim iu konvertua në shërbim prove dhe më pas i dënua me burg, përfundoi në qeli.
Pra Gjykata e Posaçme të Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë të vitit 2019, duke hequr lirinë me kusht dhe përfundimisht ish-ministri u dënua me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, nga të cilat do të kryejë 3 vjet e 4 muaj burg. Ku qëndron ende.
Një rast i paparë ky, që prokuroria të dërgojë një shtetas, në rastin konkret ish ministrin e Brendshëm, në gjykatë dhe të kërkojë dënim maksimal për një akuzë shumë të rëndë, ndërkohë që po kjo gjykatë ia heq akuzat e rënda dhe artikulon një akuzë të re thjeshtë dhe vetëm për ta dënuar. Pra për “shpërdorim detyre”. Të pakërkuar nga prokuroria në kërkesën e saj.
Në krye të herës, nëse do të aplikohej akuza e shpërdorimit të detyrës për të gjithë zyrtarët në Shqipëri, të nivelit të lartë apo të ulët, që nga viti 1992 e deri më sot, të gjithë do të përfundonin në burg. Shpërdorim detyre të këtij lloji bëjnë të gjithë, pasi çdo dikaster, drejtori apo agjenci ka shkelje, që evidentohen nga KLSH. Janë me mijëra që janë dhënë deri më tani nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, indicie për dënime të tilla, dhe asnjë nuk ka përfunduar në organet e drejtësisë si i pandehur. Për çdo shkelje, dhe te vartësi i fundit, mban përgjegjësi eprori dhe quhet “shpërdorim detyre”. Mund të ketë faturë financiare ose jo.
Saimir Tahirit i atribuohet kanabizimi i Shqipërisë, ndonëse zhduku “Republikën e Lazaratit”, për të cilën vetë ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk ka dashur që ta shkatërrojë. Madje për ta “mbrojtur” janë bërë vrima vrima nga pumbat e kallashnikovit dhe helikopterët e Guardia Di Finanzës që monitoronte qiellin në luftën kundër kanabisit. Dhe nuk mund të lëmë pa përmendur “pashallarë” që duke spekuluar e abuzuar me lajmet që përhapnin po vetë për afinitetin me kreun e qeverisë, deklaronin se do të legalizohet mbjellja e kanabisit. Gjë që e vuri Tahirin dhe policinë mes dy zjarreve. Jo se nuk ka ‘drunj të shtrembër’ në polici, të kuptohemi. Por janë të kaluara tashmë këto, askush nuk i përmend. As presionet ndaj drejtësisë që artikuloheshin fort para 9 vitesh nga zyrtarët më të lartë të shtetit dhe as presionin për Tahirin.
Tani jemi të detyruar të dëgjojmë dhe shohim në çdo stacion televiziv emisione për presionin e Edi Ramës ndaj SPAK, referuar një shqetësimi të ngritur nga kryeministri në kongresin e PS. Se paska lënë për të kuptuar që Prokuroria e Posaçme përpos figurave të së majtës të shohë dhe dosjet e rënda të qeverisjes së kaluar. Sëpaku ato të “certifikuara” dhe nga SHBA, teksa ka shpallur “non grata” ish kryeministrin Sali Berisha, “babanë” dhe “nënën” bashkë të dhunës dhe shkatërrimit të drejtësisë në Shqipëri. Askush nuk përmend Tahirin, i cili vuan burgun thjeshtë dhe vetëm për “shpërdorim detyre”, një akuzë e “minutës shtesë” të gjykatës, për të mos e lënë jashtë qelisë. I cili u përball vetë me akuzat, pa mbrojtje politike!
Të kishte qënë Tahiri ministër i Berishës apo i Metës, jo vetëm që drejtësia do ishte linçuar, por as themelet nuk do t’i kishin mbetur gjykatave e prokurorisë, nëse do të bënte mysybete të tilla. Një ish drejtor i Berishës ka firmosur si drejtor tatimesh duke qënë nën arrest shtëpiak, dhe as sot e kësaj dite s’është dënuar për krimin e tmerrshëm për të cilin akuzohet, zhdukjen e veprimtarit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Ndërsa prokurori që hetoi këtë rast, nuk jeton më. U nda nga jeta në mënyrë të mistershme.
Ndaj dhe sot e kësaj dite shumëkush bën pyetjen e thjeshtë: Kush e groposi Tahirin, ish ministrin e Brendshëm më jetëgjatë në Shqipëri, që u nis të hetohej për një akuzë të rëndë dhe u dënua për një akuzë që nëse aplikohet i njejti standard “mbeten në rrjetë” të gjithë zyrtarët që nga 1992-i, për “shpërdorim detyre”. Dikur do dalë e vërteta, pa presione ndaj drejtësisë sikurse po vepron mazhoranca aktuale. Por Tahirit nuk i kthehen as vitet e lirisë, as karriera politike, as fëmijëria e djemve pa fëmijëri që jetojnë me zemër të ngrirë për fatin e babait të tyre. Dhe mbi të gjitha, dikush duhet të japë hesap!
Admiroj gjakftohtesine e Tahirit,sado qe i kushton,si kujtedo,por dinjiteti duket ne kohe te mire e ne te veshtire e per kete,i heq kapelen. Thene kete,cudia ime eshte qe ky kaliber qe punoi me kembengulje,pse nuk e ka po ate kembengulje me per pastrimin e vendit nga ata qe i di mire. E them se kam pervoje ne pozite shteterore para shume kohesh dhe ku njohurite nuk jane te pakta,sidomos te nje ministri. Duhet te justifikoje TANI perse eshte njeri qe nuk behet bashke me kriminelet,te tregoje ata qe ska qene ne gjendje te elemjnoje gjate detyres
PërgjigjuZoti Merena! Ju falenderoj per kete shkrim modest,te llogjikshem dhe te domosdoshem per opinionin e gjere publik.Shkrimit tuaj nuk i hiqet asnje presje,por mund ti shtohen disa konkluzione llogjike,qe rrjedhin nga sjellja e prokurorise speciale ose sic e quajme ndryshe SPAK. Dhe per mendimin tim mbi veprimtarine e ketij organi bien dyshime te forta se eshte i kapur nga opozita dhe kur them opozita nenkuptoj ata qe e kane ne dore,qe bejne ligjin me emrin "opozite" dhe e thene troc nga Sali Berisha apo Lulzime Basha,qe jane dy anet e te njejtes medalje.Pa perjashtuar ketu dhe brinjen e trete te trekendeshit te Vermudes, Ilirin e Floririt,pasi te tre keta perbejne aktualisht trewkendeshin e te keqes,te krimit e te korrupsionit ne kete vend.Me ligesine dhe aktivitetin e tyre kriminal ata dyshoj dhe besoj se kane futur ne rrjeten e tyre dhe SPAKUN,per fat te keq,nepermjet Arben Krajes,qe nuk e kuptoj se ku e kane kapur keq dhe...e kane tredhur.Dhe mendimi i opinionit publik jo rastesisht e rendit Krajen ne fund me 3-4% ne raport me personalitete te tjera publike,sepse besimi ne integritetin e tij po shkon drejt zeros,duke e renditur te fundit ne preferencen e shqiptareve,kur duhej te ndodhte e kunderta,nese ai do e justifikonte zgjedhjen e tij ne krye te organit,pavaresisht se formalisht e kaloi vetingun ai dhe ndonje tjeter prokuror i SPAKUT,por kjo nuk do te thote asgje fare ne syrin e popullit.Ndryshe nuk ka si te spjegohet emonia,vrulli i papermjajtur i SPAKUT kunder Sajmir Tahirit,qe sic e nenvizoni dhe ju ka kontribuar per shume vjete kunder cdo gjurme te krimit e kanabizimit te vendit,me kulmin e saj 'clirimin' e Lazaratistanit Berishist.Dhe kjo eshte qe krimineli Non Gratra nuk ia fal atij dhe sic duket nepermjet levave te tij ne kete organ, ka vendosur qe ti marre edhe jeten,pa le burgun qe po e ben dhe nuk kane ,per turpin e paburrerine e tyre,ndermend te ndalen.Shfrytezohet per kete "pavaresia' e tyre si organ pavarur dhe ndersa per Tahirin,pavaresisht se gjykata Italiane e distancon nga Habilajt,keta tanet shpikin njemije e nje aresye qe ta mbajne ne burg e t'a denojne sa me shume qe te munden,nuk i ze gjumi per kete dhe mbyllin syte per Berishovicin,qe organizoi dhe sulm te armatosur kunder PD-se,gje qe SPAKU i Krajes nuk e ka pare fare se kane qene me pushime ne Paraguaj! Po ecet me marshin e peste per Tahirin duke kaluar dhe me fanare te kuq,kurse per Berishen,Meten e te tjere kamikaze te tyre,shkohen me marshin indietro e dosjet e tyre fshihen thelle e me thelle neper sirtaret e tyre te pluhurosura.Izet Haxhia deponoi dite te tera kunder Berishes,por ai qendron ne burg dhe Berisha eshte ne kulmin e veprimtarise se tij destabilizuese dhe i lire!Keto jane cudirat e punes se SPAKUT!Ky eshte realiteti.Dhe ne kete loje eshte futur dhe GJK,e kapur dhe e terrorizuar nga Ilir Floriri,pasi nuk ka njeri me mend ne shqiperi te mos e kuptoje vendimin e ketij organi te "pavarur" dhe perfundimtar per te mos denuar Eskobarin e Ballkanit president,Espinozen Shqiptar,me gjithe se pranohet se e ka shkelur me te dyja kembet kushtetuten,e cila ne fakt egziston per shqiptaret e tjere,por jo per Liken,sepse ai e ka bere ate zhele gjate kesaj periudhe qe ai,per fatin tone te keq,eshte zgjedhur me detyrim percaktim atje.U ankuam per Llallen dhe me te drejte,por me duket se ky i sotmi eshte po aq i kapur osae i paafte e frikacak,gje qe eshte e njejta gje,sepse shperdoron besimin e atyre qe e perzgjodhen si puna e Metes dhe po kthehet ne bumerang per te gjithe shqiptaret e per shqiperine,duke zhgenjyer thelle dhe aleatet perendimore,qe shpresuan se vunne ne krye te SPAKUT njeriun me te devotshem per te pastruar polittiken shqiptare nga krimi e korrupsioni.Shpresoj te jem i gabuar,por deri tani une nuk shoh asnje shenje qe te me beje te besoj tek SPAKU,megjithese kam qene nje nga mbeshtetesit me te fuqishem te ketij organi,shpresa te cilat po me shuhen dita dites teksa shoh Berishen te livadhise e ti heqe opozites dhe shtetit shqiptarr dhe ata themele qe ka patur!Pra e thene thjesht rame nga shiu ne bresher!Aleat me te mire Berisha nuk do te kishte se sa SPAKU i sotem.Llalla e ekspozonte keqaz ate,kurse me Spakun e sotem ka dhe alibi,sepse jane helbete,organet e reja te "pavarura"!
PërgjigjuRama po perpiqet ta mbaj partine e tij sa me te paster nga individe qe mendojne per xhepin personal ne qaf te popullit! Sbesoj se ka me vend Saimir Tahiri per tu komentuar pasi e mori denimin e tij.
PërgjigjuNuk ka pse te perzihet rama me tahirin pergjegjia eshte private edhe rama i eshte futur partis se vet qe ta pastroj edhe te jet sa m trasparent me popullin
PërgjigjuPergjegjesia eshte personale nuk mund te akuzohen te gjithe sepse nje esht i inkriminuar dhe sulmohet direkt kryeministri cjane keto budallalleqe , o ka pasur kriminel ne pushtet kur ka qene sala o nuk ka pasur ndonjehere kshuqe mendoni mire kur akuzoni kot
Përgjigju....ndaj thuhet FAJIN E KA BERISHA
Mos u merrni me mardhenien e rames dhe tahirin se ai e mori denimin e tij, esht palidhje kjo gje qe po kapet akoma
Përgjigju