Euro 2020/ Spanja di vetëm të fitojë, sonte Gjermani-Holandë
Sergio Ramos duke festuar golin
Rikthehen kualifikueset e “Euro 2020” dhe Spanja koleksionon fitoren e pestë në po kaq takime. Iberikët kanë triumfuar në Bukuresht 2-1 ndaj Rumanisë duke vijuar me pikë të plota 15 të tilla në grupin F. Sergio Ramos dhe Paco Alcacer ishin autorët e golave ndërsa për Rumaninë ngushtoi diferencën Andone dhe portieri Kepa evitoi surprizën. Në grupin F fituan ndeshjet respektive edhe Suedia e Norvegjia që vijnë pas Spanjës në renditje.
Më herët 5 fitore në po kaq ndeshje arriti edhe Italia. Të kaltërit fituan me përmbysje 3-1 ndaj Armenisë. Djemtë e Mancinit pësuan gol nga vendasit dhe më pas e përmbysën rezultatin me golat e Belotti, Lorenzo Pellegrini dhe një autogol. Në grupin J ka fituar edhe Finlanda ndaj Greqisë që mban vendin e dytë dhe Bosnje Hercegovina.
Në grupin D Zvicra vetëm barazim morri në përballjen ndaj Irlandës. Fabian Schar finalizoi një aksion model të helvetëvë në minutën e 74-të por Irlanda barazoi me Mc Goldrick 5 minuta nga fundi. Danimarka bëri goleadë ndaj Ishujve Faroe. Irlanda e kryeson grupin D me 11 pikë por ka dy ndeshje më shumë se Zvicra.
Sonte në 20:45 në Hamburg ,Gjermania pret Holandën në superpërballjen e grupit C. Në plot 43 takime në një nga duelet më interesante në Europë, Gjermania ka fituar 16, 16 janë mbyllur në barazim dhe 11 ka fituar Holanda. Në përballjen e marsit në Amsterdam djemtë e Lëv triumfuan 3-2. Sa i përket iformacioneve të mundshme ekipet pritet të zbresin në fushë me artilerinë e rëndë ndërsa në aksion janë edhe Belgjika e Kroacia.
Spanja di vetëm të fitojë në kualifikueset e “Euro 2020”. Iberikët mposhtën Rumaninë 2-1 në Bukuresht dhe kryesojnë grupin F me pikë të plota. Fitore siguroi edhe Italia ndërsa Zvicra ngeci në barazim. Sonte pritet spektakël në duelin mes Gjermanisë e Holandës.
/Përgatiti: Andi Kapxhiu
Sondazhi i ditës:
Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59.4%
-
Të gabuar
27.5%
-
Nuk e di
13.1%
Vota total: 1638
Lajme të tjera
-
‘Rregulla të vjetëruara’, presidenti i Napolit hedh propozimin! Kërkon revulucionin e lojës së futbollit
10 Shkurt, 16:29
-
‘Manovra me pagat’, Juventusi rrezikon tjetër dënim! Iu ulën 15 pikë se shkeli nenin 4 për ndershmërinë në sport! Yjet mund të largohen nga Torino
21 Janar, 12:57
-
Iu hoqën 15 pikë, Kona: Juventusi u ‘përkëdhel’, pas ‘Calciopolit’ nuk mund ta bënte më këtë gabim! Klubet shqiptare probleme të mëdha financiare
21 Janar, 11:09
-
Futbolli në Kosovë, viti magjik i Ballkanit
1 Janar, 22:03
-
Kylian Mbappe feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush golashënuesi më i mirë i Botërorit
20 Dhjetor 2022, 07:51
-
Urrejtja nëpërmjet sloganeve, The Guardian ‘kryqëzon’ serbët: Kërkuan vrasjen e shqiptarëve, u treguan fashistë
3 Dhjetor 2022, 22:26
-
Në Katar u krijuan polemike, ja cila është historia e shiritit të kapitenit të një skuadre futbolli
28 Nëntor 2022, 16:39
-
Një vit pa fitore, Shqipëria sot me Armeninë për të thyer tersin! Interes i ulët i tifozëve, miqësorja nis 17:30
19 Nëntor 2022, 10:46
-
‘Katar 2022’, hijet e një kampionati botëror që zhvillohet për herë të parë në dimër
16 Nëntor 2022, 09:58
-
Nesër në 'Air Albania' sfida me Italinë, kapiteni Berisha: Të tregojmë vlerat tona, gabimet ‘nuk na falen’! Reja nuk ndryshon: Moduli mbetet ky
15 Nëntor 2022, 19:13
-
Luis Enrique lë mënjanë modestinë: Nuk ka trajner më të mirë se unë në historinë e futbollit botëror
11 Nëntor 2022, 21:47
-
Italia dhe Shqipëria përballen më 16 nëntor në ‘Air Albania’, nga Donaruma tek Verrati, publikohet lista e futbollistëve të ftuar nga trajneri Mancini
11 Nëntor 2022, 19:45