Operacionet e kërkim shpëtimit knë vijuar pa ndërprerje në Valencia të Spanjës ku bilanci i katastrofës që solli moti ekstrem është ndaluar për momentin në 158 viktima.
Shifra u konfirmua nga Qednra Koordinuese e Emergjencave e cila tha se 3 persona të tjerë të pajetë u gjetën gjatë natës. Megjithatë mediat e huaja e flasin për një situatë jo shumë optimiste sa i takon bilancit. Krahas jetëve të humbura, autoritetet konfirmojnë se janë 120 mijë persona të cilët janë zhvendosur nga banesat e tyre.
Mbetet e paqartë situata me njerëzit e zhdukur, pasi për momentin nuk ka një numër të saktë në lidhje me këtë. Qindra njerëz për shkak të shkatërrimit të banesave të tyre janë detyruar të prenotojnë hotele në Valencia, qyteti më i dëmtuar ku janë angazhuar mbi 1000 forca të ushtrisë.
Zona tashmë gjendet nën pushtetin e baltës e cila ka bllokuar të paktën 119 rrugë rurale. Fshatra të tëra janë bllokuar nga balta ç’ka ka detyruar rojën civile që operacionet ti zhvillojë shumicën nga ajri.
Gjatë natës, 250 persona janë shpëtuar nga ajri ndërsa 70 të tjerë në rrugë tokësore si thotë ANSA. Operacionet do te vijojnë pa ndërprerje deri në një njoftim, ndërsa sot pritet që kryeministri Pedro Sanchez të dalë në terren.
Në Spanjë ndërkohë katastrofa klimatike ka sjellë edhe një debat sa i takon një alarmi që duhej dhënë më herët dhe që mund të kishte shpëtuar. Kryebashkiaku Valencias Carlos Mazon, është mbrojtur nga akuzat për mungesë vigjilence, pasi sipas tij paralajmërimet për përkeqësimin e motit janë dhënë që prej të dielës.
S.B/K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
-
Po
54.3%
-
Jo
37.9%
-
Nuk e di
7.8%
Vota total: 1565
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
MotoGP/ Përmbytjet në Valencia vendosin në rrezik garat Grand Prix
31 Tetor, 13:39
-
Përmbytjet në Valencia/ Të paktën 95 persona kanë vdekur! Shtëpi të shkatërruara dhe rrugët nën ujë (VIDEO)
31 Tetor, 07:31
-
Stuhia DANA në Spanjë/ Shkon në 95 numri i të vdekurve, ministri Torres: Shifra e destinuar të rritet! Edhe Barcelona në gjendje alarmi
30 Tetor, 21:57
-
VIDEOLAJM/ Përmbytjet në Spanjë, të moshuarit e paralizuar në pritje për t'u evakuar
30 Tetor, 20:38
-
Spanjë/ 95 të vdekur nga përmbytjet! Zona e Valencias më e goditura! 38 mijë persona pa energji elektrike
30 Tetor, 11:07
-
Spanjë/ Po grabisnin depozitën e arit të një kompanie në Madrid, arrestohen 2 'skifterët' shqiptarë! Banorët i spiunuan, hapën vrimë në mur
29 Tetor, 22:41
-
Belgjika e kishte dënuar me burg përjetë, kapet në Spanjë 43-vjeçari shqiptar! Ndihmoi organizatën kriminale të vriste një person, po zbriste në aeroportin e Valencias (VIDEO)
28 Tetor, 15:49
-
Spanjë/ Grabitën 29 shtëpi në seri, ‘Kubeja’ arreston çiftin e ‘skifterëve’ shqiptarë! Ishin kthyer në tmerrin e 3 rajoneve, strategjia dhe momenti i ndalimit
22 Tetor, 09:45
-
Spanjë/ Po udhëtonin si grekë drejt Dublinit, arrestohen në aeroportin e ‘Compostela’ 2 shqiptarët! U sekuestrohen pasaportat e falsifikuara
22 Tetor, 09:27
-
Shiu ‘pushton’ Italinë, përmbytje masive në disa zona! Emilia Romagna më e prekura
21 Tetor, 21:11
-
VIDEOLAJM/ Moti i keq në Itali, rajoni i Toskanës nën pushtetin e ujit
19 Tetor, 17:55
-
Mblidhet Komisioni i Mbrojtjes Civile në Lezhë, Prefekti: Bashkitë të jenë më bashkëpunuese për përballimin e situata emergjente nga moti
18 Tetor, 09:45