Shkatërrohet në Spanjë një bandë hajdutësh e përbërë nga emigrantë shqiptarë të cilët grabisnin të pasurit në Costa del Sol. Por pre e 'skifterëve' shqiptarë shpesh herë binin edhe turistët.

Sipas hetimeve, pjesa më e madhe  viktimave ishin britanikë. Shumë prej tyre ishin duke shijuar pushimet në shtëpi luksoze kur ndodheshin përballë grabitjeve të kryera nga banda e shqiptarëve. Një tjetër  viktim e bandës ishte një princeshë jordaneze e cila    shpreh se  i janë grabitur rreth £ 45.000.

Sipas hetimeve ata ndiqnin të njëjtën mënyrë grabitje, hynin në shtëpi me forcë në orët e para të mëngjesit kur të zotët e shtëpisë ishin në gjumë. E madje  pasi merrnin para cash, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë ata largoheshin me makinat e e viktimave  të cilat në të shumtën e rasteve ishin të marra me qira.

5  të dyshuarit, janë  3 burra dhe 2 gra të moshës nga 21 në 39. Ata u identifikuan pasi  u arrestua njëri prej tyre i cili  u kap në flagrancë duke grabitur dhe u gjetën gjurmë të cilat cuan në ndalimin e bandës famëkeqe.

Ata u kapën gjatë operacionit të koduar “Operacioni Mbretëror” në Granada dhe në resortin 'Costa del Sol'.

Më shumë se 20 makinat e vjedhura prej tyre u gjetën  dhe iu kthyen pronarëve së bashku me sendet tejet të kushtueshme.  

“Policia i dha fund një bande  e cila ka kryer më shumë se 73 vjedhje më së shumti në shtëpi të pasurish” u shprehën zyrtarët.

4 prej tyre u arrestuan ne Granada  dhe Torremolinos.

Autoritetet u shprehën se objektivi i hajdutëve ishin paratë, bizhuteritë.

Kriminelët shqiptarë sipas autoriteteve spanjolle i dërgonin bizhuteritë në vendin e tyre të origjinës. E sipas policisë ata në Shqiëpri janë me rekorde kriminale.