SPANJË – Dorëhiqet ministri i Drejtësisë pas rrëzimit të ligjit për abortin

Ministri spanjoll i Drejtësisë, Alberto Ruiz Gallardon
MADRID - Ministri spanjoll i Drejtësisë, Alberto Ruiz Gallardon, njoftoi sot dorëheqjen pas tërheqjes së një projektligji që ndalon të drejtën për abort.
"Vendimi nuk është për t'u larguar vetëm nga Ministria e Drejtësisë, por edhe nga politika, pas 30 vitesh", deklaroi ministri për median duke pranuar se nuk ishte i aftë që të dërgonte në parlament tekstin e shumëpërfolur që mban emrin e tij.
Ky projekt autorizon abortin vetëm se në rast rreziku për jetën apo shëndetin fizik apo psikologjik për femrën, apo pas një përdhunimi, por përjashtonte rastet e keqformimit të fetusit si arsye të vlefshme. Sipas ligjit në fuqi, të miratuar nnën qeverinë socialiste në vitin 2010, gratë spanjolle mund të abortojnë deri në javën e 14 të shtatzanisë./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Rivaliteti te Ferrari, Leclerc ankohet për Sainz gjatë garës: Ai lufton më shumë me mua sesa me të tjerët