MADRID, 15 mars /ATSH-AFP/ - Organizata e Shtetit Islamik kishte mbledhur deri në 23 pengje nga 11 kombësi të ndryshme, shtatë prej të cilëve të vdekur, në një burg në Siri i projektuar si burgu amerikan i Guantanamos, tregoi sot një peng spanjoll i liruar.
Në një intervistë të publikuar në gazetën e tij "El Mundo", gazetari Javier Espinosa, i liruar më 29 mars të vitit 2014, dha detaje për herë të parë për ekzekutimin e një pengu rus, Serguei Gorbounov, i zhdukur në vitin 2013.
Reporteri spanjoll tregon se e kishin burgosur për disa muaj në një vilë në veri të Alepos, me 22 evropianë dhe një latino-amerikan, të cilin nuk e identifikoi, deri në lirimin e tij më 23 mars 2014.
Sipas tij, Shtetit Islamik i mblidhte pengjet, punonjës humanitarë apo gazetarë, në një burg të vetëm, që duhet të ishte i ngjashëm me atë të Guantanamos, baza amerikane në Kubë ku janë internuar luftëtarët e kapur në Afganistan.
Autori citon gazetarin amerikan, James Foley, i rrëmbyer në të njëjtën kohë në nëntor 2012 dhe ekzekutuar në gusht të vitit 2013.
"Ata e kishin këtë projekt që prej shumë kohësh, sipas Foleyt. Sheiku irakian, shefi i rojave, na shpjegoi se që prej nisjes ata dëshironin të burgosnin perëndimorët në një burg të sigurisë së lartë, me kamera dhe gadianë të shumtë... Ai na tha se do të kalonim shumë kohë aty sepse ishim të parët që kishin kapur".
Gazetari spanjoll theksoi se kishte heshtur që prej lirimit të tij, në të njëjtën kohë me kolegun e tij, fotografin Ricardo Garcia Vilanova dhe një gazetar i "Periodico de Cataluna", Marc Marginedas, sepse gardianët kërcënuan se do të ekzkutonin pengjet e tjera nëse do të flisnin para se të pëfundonte gjithçka.
"Nga 23 pengje, shkruan Javier Espinosa, 15 u liruan, gjashtë u ekzekutuan dhe një, amerikanja, Kayla Mueller vdiq në muajin shkurt nga një bombardim i aviacionit amerikan", sipas Shtetit Islamik. Fati i fotografit të shtypit britanik, John Cantlie, nuk dihet. Shteti Islamik publikoi së fundi një video ku ai ishte i gjallë.
"Ata na detyronin veçanërisht të shikonim fotot e ekzekutimit të një pengu rus, inxhinierit Serguei Nicolayevitch Gorbounov, rrëmbyer në tetor të vitit 2013 dhe vrarë në mars 2014", tregon Espinosa.
Rusia njoftoi në tetor të vitit 2013 nisjen e hetimit për zhdukjen e Goudonov./
/ec/












