Europol godet grupin kriminal shqiptaro-kinez! Në Spanjë mbillnin kanabis, paratë pastroheshin në Shqipëri! Brenda një viti qarkulluan rreth 65.5 mln euro (VIDEO)

SPANJË-Europol ka goditur një grup kriminal i cili financonte trafikantët shqiptarë të drogës për kultivimin e kanabisit. Në pranga kanë rënë 27 persona të cilët dyshohet se ishin të përfshirë në trafik droge dhe në pastrim parash.

Në mediat spanjolle thuhet se grupi kriminal shpërndau miliona euro për të mbështetur bandat kriminale me orgjinë shqiptare. Grupi kriminal ishte kthyer në një lloj banke për trafikantët e tjerë të drogës, të cilëve u transferonin dhe fshihnin shuma të mëdha parash nga shitja e drogës.

Banda kriminale u çmontua nga një operacion i përbashkët me Europol, dhe vuri në pranga 7 persona nga Malaga dhe 20 të tjerë në provincat e Alicante, Barcelona, ​​Madrid, Seville dhe Valencia.

Organizata kriminale drejtohej nga dy shtetas shqiptare, e dedikuar për trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht kultivimin dhe mbjelljen e marijuanës në ambiente të mbyllura.

Sipas hetuesve, drejtuesit e grupit mbështeteshin nga një grup kriminal me origjinë kineze që së bashku të pastronin paratë, në mënyrë që ata të mund të vazhdonin aktivitetin e tyre kriminal. Gjatë hetimeve, agjentët verifikuan se në këtë strukturë, shtetas kinezë u dërgonin bizneseve të tyre shuma të mëdha parash. Qëllimi përfundimtar ishte dërgimi dhe pastrimi i parave në Shqipëri.

Po kështu, policia verifikoi se banda shqiptare sillej sikur të ishte një bankë, duke transferuar dhe fshehur shuma të mëdha parash nga shitja e drogës dhe kërkonin të rifinanconin operacione të reja.

Si rezultat i punës së policisë, hetuesit zbuluan se dy drejtuesit kryesorë ishin dy shqiptarë, njëri prej tyre si drejtues dhe tjetri si toger dhe llogaritar. Sipas hetimeve, të paktën që nga viti 2018 ata kishin dy koordinatorë me origjinë kineze, të cilët ishin përgjegjës për menaxhimin e parave.

Gjatë periudhës së hetuar, midis majit 2020 dhe marsit 2021, banda kriminale qarkulloi një total prej gati 65.5 milionë eurosh në provincat e Barcelonës. Sipas mediave spanjollë në një banesë ku ata kultivonin kanabis u gjetën 65 kg marijuanë dhe u arrestuan 3 persona.

Policia prangosi 27 anëtarët të oganizatës kriminale, konkretisht në provincat e Alicante (1), Barcelona (6), Madrid (7), Málaga (7), Seville (2). dhe Valencia (1). Gjatë kontrollit u sekuestruan 615 mijë euro cash, dhjetë ora luksoze me vlerë mbi 400 mijë euro, dy automjete të nivelit të lartë, makineri numërimi parash, pajisje kompjuterike dhe celularë të koduar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:33
Ministri i Brendshëm: Europol godet grupin kriminal të trafikut të drogës, zhvillonte aktivitetin në Spanjë e Shqipëri

Ministri i Brendshëm Taulant Balla njoftoi për goditjen e një grupi kriminal që merrej me trafikun e drogës dhe që përbëhej nga shtetas spanjollë.

Nga foltorja e Kuvendit Balla tha se "operacioni i Europol goditi  një grup të madh kriminal që zhvillonte aktivitetin e vet sa në Spanjë dhe në Shqipëri"

Media spanjolle shkruan se dy drejtuesit kryesorë ishin shqiptarë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit