MADRID, 14 mars /ATSH-AA/ - Mijëra persona manifestuan sot për t'i thënë qeverisë së djathtë se vendimi i saj për braktisjen e një projekti që kufizon abortin do t'i kushtojë votat e konservatorëve në zgjedhjet e përgjithshme në muajin nëntor.
Partia Popullore në pushtet vazhdon të përballet me reagimet e Kishës Katolike dhe të shoqatave konservatore për shkeljen e premtimeve, e cila para zgjedhjeve kishte premtuar për ligjin rregullues i cili kufizon abortin.
Afërsisht 40 shoqata të cilat kanë krijuar platformën "Çdo jetë është e rëndësishme" zhvilluan një protestë të madhe në Madrid.
Kryetari i shoqatës "Forma Familjare", Benigno Blanco, në një deklaratë për mediat tha se: "Aborti është një dramë sociale dhe ne nuk mund të mësohemi me këtë. Nuk do të lejojmë që Spanja të kthehet në një mur heshtjeje në lidhje me abortin".
Ndërsa kryetari i Konfederatës së familjeve katolike dhe i Etërve, Luis Carbonel theksoi se aborti nuk është kurrë një e drejtë dhe se pushteti po mashtron popullin.
Spanjollët, të cilët morën pjesë në manifestimin ku u hodhën sloganet "Çdo jetë është e rëndësishme" në një vlerësim për gazetarin e agjencisë së lajmeve "Anadalu Agency" theksuan se po bëjnë përpjekje për të rritur presionin mbi partinë në pushtet para zgjedhjeve lokale që do të mbahen në muajin maj.
Shumë prej protestuesve kanë deklaruar se nëse Partia Popullore në pushtet (PP) nuk do të bëjë ndryshime në ligjin e abortit do të humbë shumë vota në zgjedhjet lokale./
/ec/