Spastrimi etnik, Thaçi: Do padis 
Serbinë për gjenocid në Kosovë

Spastrimi etnik, Thaçi: Do padis <br />Serbinë për gjenocid në Kosovë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka paralajmëruar ngritjen e një padie për Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, me akuzën e gjenocidit në Kosovë. 

Kur shënohet 18-vjetori i eksodit të madh të shqiptarëve të Kosovës, Thaçi kujton edhe masakrat barbare të forcave serbe, më konkretisht ato në fshatrat Poklek dhe Çikatovë e Vjetër e Drenicës, ku u ekzekutuan 78 civilë shqiptarë.

MESAZHI I THAÇIT
“Para 18 vjetësh, pas masakrave të njëpasnjëshme dhe përpjekjeve për spastrim etnik anekënd Kosovës, në Poklek të Drenicës forcat serbe vranë dhe masakruan mbi 54 anëtarë të familjes Muqolli dhe Elshani, shumica prej tyre gra, pleq dhe fëmijë.

Në të njëjtën ditë, ato vranë edhe 24 shqiptarë në fshatin Çikatovë e Vjetër. Edhe sot bashkëndjejmë me dhimbjen e këtyre familjeve. Populli dhe shteti i Kosovës asnjëherë nuk do t’i harrojë këto krime dhe shumë shpejt do ta padis Serbinë për gjenocid në Kosovë". HTH.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë