Speciale /Birra Tirana bën bashkë 200 motoristë në Shijak, qytetarët: Një mundësi shumë e mirë për ne!

Grupit të “Albanian Bikers” iu bashkuan edhe të tjerë motoristë nga të gjitha trevat shqiptare këtë të shtunë, për të dhënë një shfaqje fantastike në qendër të Shijakut. Një paradë emocionuese, e mundësuar nga Birra Tirana,  që i dhuroi qytetarëve vendas por edhe turistëve një shoë spektakolar. Birra Tirana bëri bashkë Motoristë nga Italia, Suedia, Gjermania, si dhe nga Shqipëria e Diaspora, të gjithë me një pasion të përbashkët, një mënyrë të jetuari, mes lirisë e aventurës. Në këtë paradë morën pjesë rreth 200 motoristë dhe nuk është aspak e vështirë të dallosh anëtarët e “Albanian Bikers” prej stemës vendase.  Janë të gjithë shqiptarë dhe kanë ë përbashkët pasionin për motorët “Harley”. 

Jetojmë në Itali. Kemi ardhur për këtë event për posaçërisht. Është pasion i burrit tim edhe unë e ndjek nga mbrapa. Më pëlqen që jemi të gjithë të bashkuar edhe çdo gjë e organizojmë bashkë. Unë mendoj se çdo çift duhet që ta ketë këtë gjë, sepse ashtu siç ai mbështet pasionet e mia edhe unë mbështes pasionet e tij.

Bashkëshortja e një motoristi të Albanian Bikers

Prej shtatë vitesh jam pjesë e grupit Shqiponjat e rrugës, unë për herë të parë hipa para shtatë vitesh në motor, e më mbrapa kam qenë gjithë kohës në lëvizje. Shkojmë gjithandej dhe sot kemi ardhur në Shijak. Jemi të befasuar që ka kaq shumë motoristë.

Motorist i grupit Shqiponjat e Rrugës

Unë erdha dhe bëra xhiron e bukur dhe tani do të shijoj mbrëmjen. Është një takim miqësor mes motoristët, ne jemi dashamirës të motoçiklizmit edhe ne si një grup i Tiranës vendosëm që të bashkohemi së bashku. Birra Tirana është shumë bukur se na përshtatet edhe me qytetin.

Motorist i grupit Shqiponjat e Rrugës

Shumë bukur, nuk e kisha parë ndonjëherë Shijakun të mbushur me kaq shumë njerëz. Atmosfera edhe muzika është shumë e mirë. Interesi është shumë i madh edhe për Birra Tirana, ka shumë kërkesa, janë njerëz që vijnë herë pas here, sepse birra është shumë e mirë tek ne.

Pjesë e stafit të Birra Tiranës

Për ne është shumë e gëzueshme. U kënaqëm me xhirot e motorëve që u bënë në qytetin tonë. Do të gëzoheshim nëse do të ishin të vazhdueshme edhe jo përkohësisht, edhe birra Tirana bëri diçka të gëzueshme për qytetin e Shijakut, që ne po gëzohemi edhe po kënaqemi me shokët edhe me miqtë.

Qytetar

Birra Tirana, e cila po i vesh qytetet shqiptare me atmosferë festive gjatë kësaj vere, solli në Shijak këtë fundjavë, jo vetëm zbavitje por edhe një histori. Është historia  e një pasioni dikur të ndaluar, e që sot mban flamurin kuq e zi në tubime të ndryshme në Evropë, duke e bërë motorin dhe paradat, manifestim të një lirie të munguar për popullin tonë. 

Është një eveniment shumë i madh për ne, sepse jemi prezantuar për herë të parë në Shqipëri edhe pse kemi shumë vite që jemi bashkë. Kemi bërë 10 km me të vetmen arsye, bashkim edhe vëllazërim që na bashkon gjuha, dëshira edhe respekti për motorin dhe për rrugën. Harley është stil jete, ndërsa shqiponja sidomos për emigrantët është e qëndisur në zemër, ose në tatuazhet tona. Ne jetojmë jashtë atdheut edhe sa herë që dëgjojmë himnin shqiptar edhe gjëra të bukura, për ne është jo krenari por rrëngjethje mishi. Falënderojmë birra Tirana që na dha mundësinë për këtë natë kaq të veçantë”.

Lorenc Kaçi, pjesë e Albanian Bikers

Pas emocioneve të një parade të jashtëzakonshme me motorët amerikanë natyrisht që duhej festuar me shije shqiptare. Birra Tirana me cilësi të garantuar gjermane mundësoi për pjesëmarrësit një koncert live me muzikë rock dhe ushqime tradicionale të qytetit të Shijakut. Kompania më e madhe e prodhimit të birrës në Shqipëri këtë verë po dhuron në trevat shqiptare jo vetëm birrën më të pëlqyer të shqiptarëve por momentet më të mira të argëtimit.

Jemi në një ditë të veçantë në Shijak, është një festë e organizuar për herë të parë në këtë qytet, me një pjesëmarrje shumë të madhe, si të publikut edhe të motoristëve që kanë ardhur nga shumë qytete të Shqipërisë edhe një organizim i veçantë i Birra Tirana në këtë qytet bën që të ketë një larmishmëri, sepse edhe motori edhe birra shkojnë bashkë. 

Janë rreth 200 motoristë nga vendet e Europës, është evenimenti i parë që ndodh në Shqipëri. Ku të gjithë motoristët bëhen bashkë. Këtë gjë e bën Birra Tirana, një brand që prej vitit 1960 që vazhdon prodhon edhe nuk ka ndalur asnjë ditë së prodhuari, duke rritur edhe më shumë cilësinë. Sidomos tani me një cilësi dhe shije të re.

Siç jemi në Shijak në këtë festë fantastike, kemi edhe festa të tjera sot në Lezhë edhe në Vlorë, në vazhdim do të jemi në Fier, Lushnjë, Durrës edhe në Elbasan. Në Korçë kishte shumë pjesëmarrje, një shije shumë e veçantë e Birra Tirana krahasuar me birrat e tjera. Shpresojmë që duke u rritur ekonomia shqiptare, bashkë me ta do të rritemi dhe ne.

Ilir Duro, drejtor i shitjeve të Birra Tirana, në Tiranë

Nën ritmet e këngëve, si “Alkapone”, por jo vetëm dhe nën garancinë e cilësisë premium të birrës Tirana festa mori ngjyrime të ngrohta dhe familjare. Motoristët e “Albanian Bikers” dhe të tjerë që u bënë pjesë e spektaklit ishin tepër të entuziazmuar që u mundësua një event i tillë, që u mirëprit nga qytetarët. Të shoqëruar nga familjarët të ardhur enkas nga jashtë edhe treva të ndryshme shqiptare për këtë event, birra Tirana, u mundësoi motoçiklistëve që bëhen pjesë e paradave jashtë vendit në emër të Shqipërisë, që të bënin një spektakël në vendin e tyre dhe për shqiptarët…

Festa e Birra Tiranës në Shijak

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi