Ditët e para të janarit 2016 nisën me aktivitete për Ismail Kadarenë. Për 80-vjetorin e lindjes së tij u zhvilluan aktivitete. 2016-a u shpall si Viti i Kadaresë, por edhe i Dritëro Agollit që festoi 85-vjetorin e lindjes në muajin tetor.
Dy shkrimtarët më të njohur shqiptarë ishin në qendër të vëmendjes në jubiletë e jetës së tyre.
Ministria e Kulturës pas restaurimit e shpalli “Shtëpinë e Kadaresë” në ditët e parë të janarit qendër kulturore, muzeale dhe rezidenciale. Presidenti i Republikës e dekoroi shkrimtarin me “Flamurin Kombëtar”. Gjatë këtij viti, dy herë radhazi në janar dhe në nëntor të 2016-s për të nderuar e çmuar veprën e Kadaresë kanë ardhur në Tiranë dhjetëra kritikë botërorë. Shumica prej tyre kanë qenë të mendimit se shkrimtari shqiptar është në lartësinë e një nobelisti, çmim për të cilin shkrimtari shqiptar kandidon prej vitesh.
Festimet e 85-vjetorit te lindjes së shkrimtarit të madh Dritëro Agolli u kurorëzuan më muajin tetor në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë me një Konferencë Jubilare dhe një dokumnetar për jetën e tij nga regjisori Ilia Tërpini. Surpriza ishte botimi i dramave të shkrimtarit, të cilat kishin ngelur të censuruara në sirtarët e institucioneve. Për këto drama u botua edhe një libër nga studiuesi Shaban Sinani
Ekspozitat e zgjedhura të autorëve më të njohur shqiptarë kanë shënuar një bum gjatë 2016-s, jo vetëm në Galerinë Kombëtare të arteve, por edhe në Muzeun Historik Kombëtar e më gjerë.
Rikthimi i piktores së njohur Lumturi Blloshmi në Galerinë Kombëtare të Arteve është konsideruar si një ngjarje e rëndësishme kulturore
Në Teatrin KOmbëtar të Operës gjatë muajit janar u shfaq një “Rigoletto” e paharrueshme , premiera e parë e 2016-ës, kur teatri drejtohej nga ILir Kerni
Ndërsa në javët e para të shkurtit Ilir Kerni, koreograf i njohur ngjit me sukses në skenë veprën e njohur të Çajkovski-t, "Arrëthyesi".
Në Teatrin Kombëtar në muajin mars u ngjit në skenë një superpremierë “Tri Motrat”. Kryevepra e Anton Çehov ngjitej për herë të parë në skenën e Teatrit Kombëtar me regjinë e Hervin Çulit dhe me aktorët më të talentuar.
Në Galerinë Kombëtare të Arteve në fillim të 2016-s çelet një ekspozitë speciale. Një artiste e njohur, por e mbetur në hije, LUMTURIJE DHRAMI, çel ekspozitën retrospektivë të jetës së saj. Bashkëshortja e skulptorit të madh Muntaz Dhrami shfaqet me një profil origjinal.
Gjatë stinës së pranverës ngjarjet e bujshme kulturore pasojnë njëra-tjetrën. Saimir Pirgu tenori shqiptar me famë botërore solli albumin e tij më të sukeseshëm “l mio canto” në Tiranë. Sajmir Pirgu ka kënduar ariet më të bukura italiane dhe franceze.
Një koncert i mezipritur ky i Saimir Pirgut. Dhe u mbajtën radhë të gjata për autografe pas këtij koncerti.
Në maj shënohet një ngjarje që lë gjurmë edhe për historinë e operës shqiptare. Është sopranoja shqiptare me famë boterore Ermonela Jaho që surprizon dhe gëzon shqiptarët. Ajo u shpall fituese e International Opera Aëards që njihet si Oskar i Operës. Fillimet e karrierës Ermonela Jahos kane qenë në Teatrin kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, por sfidat e saj të triumfit vijuan në skenat më të mëdha të operës botërore
Baleti në muajin mars pati shkëlqimin e tij në teatrin e operës dhe baletit. Është ngjitur në skenë me artistët shqiptarë baleti “Morger” i koreografit me famë botërore Barack Marshall. Gjatë këtij muaji vjen një tjetër suprizë në fushën e baletit. Ngjitet në skenë “Don Kishoti i Mançës” me pjesëmarrjen e balerinit shqiptar me famë botërore Hektor Budla.
Një pranverë dhe në verë dhjetëra ekspozita ka ndezur me ngjyra Galerinë e Arteve në Tiranë. Ky institucion duket se ka ndjekur politikën kulturore të rikthimit të vlerave.
Dhjetra piktorë të talentuar shqiptarë kanë emigruar dhe u bënë emra të njohur në botë kanë ekspozuar në Tiranë pas një mungese të gjatë. Bujar Luca që emigroi në vitin 1992 drejt Francës u rikthye me një profil të plotë. U rikthye edhe Bashkim Ahmeti nga Amerika me një ekspozitë retrospektivë.
Në maj vjen një ngjarje tepër e rëndësishme për artin pamor. Me projektin “Të kam lënë malin” është hapur Pavijoni Shqiptar në Ekspozitën e 15-të Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venecias, 2016. Një gjë e rrallë për publikun. Tingujt e isopolifonisë kanë pushtuar bienalen.
Në fund të majit Shkëlzen Doli erdhi në Tiranë. Violinisti i mirënjohur u ngjit në skenë me koncertin e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, dhe u prit me shumë emocion. Shkëlzen Doli me 36 artistë të Ansamblit të Vjenës do të vij sërish në Tiranë më 2 janar të 2017-s për koncertin e planifikuar në Pallatin e kongreseve në Tiranë
Një ngjarje e shumëpritur për trashëgiminë kulturore shqiptare, e premtuar nga kryeministri Edi Rama kur mori postin ishte çelja e muzeut “Marubi” në fund të muajit gusht me një ekspozitë të pazakontë. Kjo ngjarje që bëri bujë në mediat ndërkombëtare dhe tashmë në Muzeun “Marubi” vijnë vizitorë nga të gjitha vendet e botës.
Kanë qenë dhjetëra aktivitete që kanë shoqëruar ngjarjen më të rëndëshme për të gjithë botën dhe shqiptarët, ditën e ceremonisë së shenjtërimit të Nënë Terezës, e cila u zhvillua më 4 shtator në Vatikan. Ishte një ngjarje e përbotshme, por e rrethuar me një aureolë shqiptare. Rita Ora, Inva Mula, Saimir Pirgu, Ermonela Jaho, Inva Mula, Shkëlzen Doli e shumë artistë të shuar në botë ishin në koncertin që do të mbahej për Nënë Terezën.
Ndërsa ngritja e Muzeve nuk do të marrë fund vetem me çeljen e “Marubit” në Shkodër
Në Korçë u përurua Muzeu i Artit Mesjetar, me një pasuri të rallë veprash ikonografike.
Ndërsa më 22 nëntor u çel në Tiranë Muzeu BunkArt 2 për viktimat e Komunizmit. Muzeu u vlerësua nga figurat më të rëndësishme të shtetit shqiptar. Kryeministri Edi Rama, Ministrat Milva Ekomoni e Saimir Tahiri, kryetari i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj e të tjerë vlerësuan në mënyrë absolute muzeun.
Menjëherë pas çeljes pati një fluks të pazakontë vizitorësh, shqiptarë e të huaj. Nuk munguan edhe lotët e sinqertë të kësaj turisteje amerikane, që s’e kishte menduar kurrë se një popull mund të vuante kaq shumë prej diktaturës. Muzeu u vizitua edhe nga familjarë të viktimave të komunizimit.
Në javët e para të nëntorit u dha një premierë tjetër e suksesshme në Teatrin Kombëtar “Don Kishoti”, ku në rolet kryesore janë Romir Zalla e Gentian Zenelaj.
Ndërsa në dhjetor u ndanë çmimet Kombëtare të Letërsisë. Bashkim Shehu dhe Edit Dibra ishin fituesit.
Me dhjetëra premiera për të rritur e fëmijë janë shfaqur edhe në Teatrin Eksperimetal “Kujtim Spahivogli” në Tiranë, ku vlen të përmendet ardhja e arbëreshëve të Friskitës, të ikur para 500 vjetësh nga Shqipëria.
Ndërsa dhjetëra premiera të tjera janë shfaqur në Teatrin e Metropolit, ku vlen të shënohet rikthimi i Hajrie Rondos pas një sëmundjeje të rëndë.
Viti 2016 ka qenë i pasur me aktivitete edhe ne BunkArt 1, ku janë zhvilluar koncerte muzikore dhe teatrore, dhe së fundi edhe festivali i Artit të Ndaluar.
Ndërsa ditët e fundit të vitit 2016 janë afruar, teatri i operës dhe baletit “gostit” së fundi me një premierë. Enada Hoxha dhe Gert Vaso ngjisin në skenë baletin “Arrëtheyesi”. Ata i japin një koncept të veccantë koreografik dhe skenik kësaj premiere. .
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)