Në 11 janar, platforma online PER, do të hapët zyrtarisht për të pritur aplikimet e emigrantëve që duan të regjistrohen si votues nga jashtë. Platforma do të rrijë e hapur deri në 6 mars.
Për këtë ju duhet një kompjuter, laptop, tablet, telefon i çdo marke, i cili duhet të plotësojë dy kushte: të jetë i lidhur me internetin dhe të ketë një kamer. Ju mund të hyni direkt në faqen e KQZ-së, dhe në seksionin “votues nga jashtë” të klikoni dhe të vazhdoni procedurat.
Ose mund të shkarkoni në telefon aplikacionin e KQZ-së dhe mund ta zhvilloni aty aplikimin. Pavarësisht çfarë rruge e mjeti zgjidhni, rregullat janë të njëjta.
Redjon Lila, specialist në KQZ për votimin nga jashtë, shpjegon për Report TV, hap pas hapi, se si duhet të veproni për një aplikim të suksesshëm.
“Sa herë hyjmë në llogari, ne duhet të shfaqim fytyrën tonë të gjallë. Sistemi na verifikon dhe kjo garanton që procesi po kryhet nga vetë ne e jo nga dikush tjetër. Në momentin e regjistrimit, pasaporta ose karta juaj shqiptare e identitetit mund të jetë edhe e skaduar, por duhet ta rifreskoni më vonë”,-thotë Lila.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, shpjegon për Report TV, se brenda 5 ditëve nga aplikimi, KQZ do tu kthejë përgjigje votuesve nga jashtë, nëse aplikimi i tyre është pranuar ose jo. Më tutje, KQZ do tu dërgojë emigrantëve fletën e votimit me postë.
Ndërkohë, 5 milionë euro janë hequr mënjanë nga qeveria, në mënyrë që KQZ të paguajë postën për votën e emigrantëve edhe në vajtje, edhe në ardhje. PS dhe PD duket se janë “të dënuara” të bashkojnë votat në parlament, pak muaj përpara zgjedhjeve.
Ilirjan Celibashi thotë për Report TV, se nuk mund ta hapë tenderin nëse Kuvendi nuk ndryshon Kodin Zgjedhor, sepse aty shkruhet që koston e kthimit të zarfeve me votë, e paguan vetë qytetari.
“Postieri do t’ia lërë zarfin në dorë individit, dhe jo familjarëve të tij. Do ta provojë deri në 3 herë për ta gjetur dhe do ta kontaktojë edhe në telefon. Shërbimi postar është i parapaguar. Qytetari nuk do të paguajë asgjë. Ka nevojë për ndërhyrje në Kodin Zgjedhor e kjo besoj do të bëhet, por qeveria dhe Kuvendi kanë ndarë veç një fond për vajtje ardhje të shërbimit postar. Fondi është 5 milionë euro deri tani. Mund të jetë një operator postar ose një bashkim operatorësh, kjo do të varet nga gara që do të hapet. Inkurajoj votuesit nga jashtë që sapo ta marrin fletën, të votojnë sa më shpejt të munden dhe ta dërgojnë votën pasi nuk ka shumë kohë në dispozicion”,-tha Ilirjan Celibashi për Report TV.
Celibashi thekson se edhe përse paratë janë gjetur ato nuk mund të përdoren për të mbuluar çdo shpenzim të postës, për sa kohë, neni 25 i Kodit Zgjedhor thotë se “Fletët e votimit të plotësuara dhe të sekretuara dërgohen në adresën zyrtare të KQZ-së nëpërmjet shërbimit postar me shpenzimet e zgjedhësit.”
Fshirja e kësaj fjalie nga Kodi do të lejonte që KQZ të hapte tenderin për përzgjedhjen e shërbimit postar që do të transportojë votën e emigrantëve. Veç kësaj, KQZ ende shpreson që partitë do të arrijnë dakordësi për të ndryshuar edhe disa afate në Kodin Zgjedhor, për të regjistruar pak më shpejtë kandidatët, gjë që do të lejonte Komisionin të printonte më herët fletët e votimit dhe t’i dërgonte në diasporë.
Ndryshimi i Kodit Zgjedhor kërkon 84 vota, të cilat Partia Socialiste nuk i ka e vetme. Rama ka vetë 74 mandate dhe shumica e tij arrin në rastin më të pastër, 78, me gjithë votën e Agron Çelës që ka braktisur LSI-në, dhe 3 mandatet e Tom Doshit. Për ndërhyrje në Kodin elektoral, duhen të paktën 6 kartonë jeshilë nga opozita.
Me rinovu pasaportat do te thote se 50 perqind te emigranteve nuk kan mundesi me votu.ose ndyshe shume kan shku ne emigrim femije e tash jane ne moshe madhore kan deshire ose inspirohen nga prinderit per te votu po nuk kan pase kurre pasaporte,kjo kadegori asht e perjashtuar,gjeni ndonje metode me te thjeshte se do na leni pa votu ne dhe femijet tane
PërgjigjuProcesi duket i komplikuar per shume emigrante. Video eshte shume e gjate, ka pak njerez qe shikojn nje video 25 minuteshe per per kete qellim. Ju i meshoni shume celularit por shume te moshuar nuk jane aq te afte per te perdorur celularin- jep edhe shembuj me desktop. Pasatj kamerat, dokumentat per downlodim, etj etj. Qofsha i gabuar por kjo metode e gjate do idekuraajoje shume njerez qe duan te votojnee te mos votojne fare.Pegatisni edhe video te tjera te shkurtera per te qartesuar me shume njerez
Përgjigju