Në Katar nisin bisedimet e paqes për armëpushim, por Izraeli nuk i ndal bombardimet në Gaza, 12 të vrarë!

Në Katar nisin bisedimet e paqes për armëpushim, por Izraeli nuk i ndal bombardimet në Gaza, 12 të vrarë!

Nga bombardimet në Gaza

Të paktën 12 persona mbetën të vrarë si pasojë e një sulmi ajror izraelit në qytetin e Gazës sot (4 Janar), njoftuan mjekët palestinezë, ndërsa ndërmjetësuesit në Katar, nisën një përpjekje të re për një marrëveshje armëpushimi.

Ky sulm e çon numrin e viktimave në 62 gjatë 24 orëve të fundit, thanë autoritetet shëndetësore palestineze.

Banorë dhe mjekë thanë se së paku 14 vetë kishin qenë në banesën e familjes Al-Ghoula, kur ndodhi sulmi në orët e para të mëngjesit. Një dëshmitar tha për agjencinë e lajmeve Reuters se shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë.

Deri tani nuk ka pasur një deklaratë nga ushtria izraelite lidhur me ngjarjen. Ushtria tha në një deklaratë të shtunën se kishte vazhduar operacionet këtë javë në qytetin Beit Hanoun në skajin verior të rajonit, ku ushtria ka vepruar prej tre muajsh dhe se kishte shkatërruar një kompleks ushtarak që ishte përdorur nga Hamasi.

Shtimi i operacioneve ushtarake izraelite dhe rritja e numrit të palestinezëve të vrarë gjatë ditëve të fundit ndodh ndërsa janë ripërtërirë përpjekjet për arritjen e një armëpushimi për t’i dhënë fund luftës 15-mujore dhe për kthimin e pengjeve izraelite, përpara se Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump të marrë detyrën më 20 janar.

Negociatorët e Izraelit shkuan të enjten në Doha, për të rifilluar bisedimet e ndërmjetësuara nga Katari dhe Egjipti. Administrata e Presidentit Joe Biden, e cila po ndihmon në bisedime, i bëri thirrje Hamasit të premten që të pranojë një marrëveshje.

Hamasi deklaroi se ishte i angazhuar për arritjen e një marrëveshjeje, por mbetet e paqartë se sa pranë arritjes së saj janë palët.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Janar, 17:13

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Ngjela për Report TV: Shqiptarët e Maqedonisë duhet të kërkojnë shkëputjen dhe t'i bashkohen Kosovës! Albin Kurtit i kanë rënë aksionet në sondazhe

Ngjela për Report TV: Shqiptarët e Maqedonisë duhet të kërkojnë shkëputjen dhe t'i bashkohen Kosovës! Albin Kurtit i kanë rënë aksionet në sondazhe