Spiropali-Bashës:Nëse je trim dil,
s'mund t'i shmangesh drejtësisë 

Spiropali-Bashës:Nëse je trim dil,<br />s'mund t'i shmangesh drejtësisë <br>
Deputetja socialiste, Elisa Spiropali, i ka bërë thirrje kreut të PD, Lulzim Basha, të japë llogari para drejtësisë për skandalin e lobimeve ruso-amerikane.

Spiropali tha se s’ka më asnjë dyshim që Basha gënjen dhe për këtë duhet të përgjigjet para ligjit, si për gjysmë milionë dollarët e paguara për lobim, ashtu dhe për lobimet ruse.

Më tej, deputetja e PS paralajmëroi se kreu demokrat nuk mund t’i shpëtojë më drejtësisë dhe as nuk mund ta fusë kokën në rërë si struci.

“S’ka asnjë dyshim se ai që gënjen është vetëm Lulzim Basha, të palarat e të cilit i ka nxjerrë në shesh kompania e lobimit, me të cilën Basha ka marrëdhënie. Basha duhet të përgjigjet para ligjit për gjysmë milion dollarët që PD ka paguar për lobim dhe për lobimet ruse. Basha nuk mund ta fusë kokën në rërë si struci dhe as nuk mund t’i shmanget më drejtësisë. Këtë herë nëse është sado pak trim duhet të dalë dhe jo të mbulohet me gjethe fiku”, tha Spiropali.

Deklarata e plotë e Spiropalit:
Lulzim Basha nuk mund t’i shmanget më drejtësisë, duke e përdorur mandatin e deputetit opozitar siç përdori dikur një raport mjekësor për të mos u përballur me drejtësinë: Ka mbi një javë që çdo ditë, jo në mediat komuniste të Amerikës si “New York Times” por në median shqiptare, dalin fakte të reja.

Por Lulzim Basha nuk arrin dot të japë as edhe një përgjigje të saktë për një krim financiar në aktivitetin elektoral e ndërkombëtar të Partisë Demokratike, që po bëhet gjithmonë e më i madh. Lulzim Basha deklaron se mes atij vetë personalisht, apo Partisë Demokratike dhe kompanisë së lobimit Muzin ka vetëm një kontratë dhe vlera e paguar nga PD është vetëm 25 mijë dollarë.

Por kompania e lobimit Muzin, kompania që ka punuar për llogari të Lulzim Bashës, deklaron se përveç 25 mijë dollarëve të Bashës, ajo ka marrë edhe 500 mijë dollarë të tjerë nga Partia Demokratike. Për ta bërë zullumin edhe më të zi, kompania në fjalë deklaron se përveç Partisë Demokratike, ajo është paguar edhe nga një firme ruse në vlerën 150 mijë dollarë për lobimin që ka bërë në Shtetet e Bashkuara për Lulzim Bashën.

Basha deklaron se i ka dhënë kompanisë së lobimit vetëm 25 mijë dollarë, kurse kompania e lobimit deklaron se ka marrë 675 mijë dollarë për punën që ka bërë për Bashën. Këto deklarime, të cilat Basha i quan sajesa, nuk i ka bërë dikush që me Bashën nuk ka asnjë lidhje; nuk i kanë bërë as mediat komuniste amerikane dhe as mediat shqiptare; i ka bërë vetë i punësuari i Lulzim Bashës, Nick Muzin. 

Prandaj s'ka asnjë dyshim se ai që gënjen nuk mund të jetë kurrkush tjetër veçse Lulzim Basha, të palarat e të cilit i ka nxjerrë në shesh kompania e lobimit me të cilën Lulzim Basha ka marrëdhënie kontraktuale të bëra jo në kafene, por me deklarata financiare tashmë të depozituara pranë Departamentit Amerikan të Drejtësisë dhe Njësisë së Regjistrimit të Agjentëve të Huaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Për këtë arsye uluritëse, Lulzim Basha duhet të përgjigjet përpara ligjit qoftë për gjysmë milionë dollarët ekstra që Partia Demokratike i ka paguar kompanisë së lobimit, qoftë për dhuratën ruse prej 150 mijë dollarësh që kompania e lobimit Muzin ka marrë nga firma Biniatta në këmbim të punës që Muzin ka kryer për Bashën. 

Kryetari i opozitës shqiptare nuk mund ta fusë kokën në rërë si struci, as mund të sillet si kamionisti i bananeve që thotë “kamioni është i imi, por s’e di kush ma mbushi me banane” dhe as mund t’i shmanget më drejtësisë, duke e përdorur mandatin e deputetit opozitar siç përdori dikur një raport mjekësor për të mos u përballur me drejtësinë. Këtë herë, nëse është sadopak trim, duhet të dalë e jo të mbulohet me gjethe fiku, por të thotë të vërtetën që tashmë s'ka mbetur gur lumi e dru pylli pa e ditur.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja