Pak pas deklaratës së presidentit Ilir Meta ku tha se "Presidenti është i Republikës dhe Republika e shqiptarëve", ka ardhur reagimi i parë nga qeveria. Në një postim në rrjetin social twitter, zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali është shprehur se është dakord më atë çka Meta, po sipas saj ai nuk është treguar i paanshëm me vendimin e tij, çka sipas saj ka bërë që të humbasë të drejtën për të qëndruar në atë zyrë.

"Zoti Meta, jemi dakord me ju “Shqipëria është Republikë. Presidenti i takon Republikës dhe Republika u takon qytetarëve!”. Pikërisht për sa jemi dakord këtu, ju e keni humbur të drejtën të qëndroni në zyrën e Presidentit. Sepse Presidenti i takon Republikës jo Lulit dhe Monikës", shkruan Spiropali.