Me ironi i është drejtuar Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali Berishës nga Kuvendi lidhur me protestën që do të zhvillohet ditën e sotme.
“Pi ujë Sali kudo të jesh se është vapë e të pret një pasdite e lodhshme në protestën vetmitare dhe private. Po kërkon të shpikësh vetveten, ngri furtunën e radhës mos kujto se dhe ata që ke rrotull nuk e dinë që janë mercenarë në një luftë që ju përket”.
“Politika i ka tregtuar e jo pa sukses hallet e saj si hallet e publikut dhe Shqipërisë. Në emër të kësaj qytetarë janë derdhur në sheshe kanë protestuar, janë ndeshur me njëri tjetrin e janë vrarë, janë zënë e ndarë, janë ndeshur si tifozë për këta që vijnë helmojnë podiumet këtu, kurse loja bëhej gjetkë”, tha Spiropali.
Lajmi kryesor: