Spiropali në Turqi, takime me krerët
e doganave për bashkëpunim

Spiropali në Turqi, takime me krerët<br />e doganave për bashkëpunim
ANKARA - Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave,, Elisa Spiropali është duke zhvilluar një vizitë në Ankara, Turqi, ku ka takuar homologun e saj dhe ka zhvilluar bisedime për një bashkëpunim më të mirë mes dy vendeve. Burime zyrtare nga drejtoria e Doganave bënë të ditur se, Spiropali ka zhvilluar një takim me Ziya Altunyaldiz, nënsekretarin e Ministrisë së Doganave dhe Tregtisë, Autoritetin më të lartë të Doganave dhe Tregtisë së Brendshme të Turqisë.
 
Turqia është një vend partner i Shqipërisë, me shkëmbime të konsiderueshme tregtare si në import ashtu edhe në eksport. Takimi i zhvilluar në Ankara ishte një hap i mëtejshëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy Administratave Doganore. Spiropali dhe Altunyaldiz evidentuan bashkëpunimin e ngushtë dhe lidhjet e sinqerta që ekzistojnë mes dy vendeve tona, duke shprehur angazhimin e tyre personal në rrugën drejt intensifikimit të marrëdhënieve në të ardhmen.
 
Gjatë takimit, Spiropali ka shprehur gadishmërinë e saj në vendosjen e themeleve për shkëmbimin e eksperiencave me Administratën Doganore të Turqisë. Në takim është diskutuar për intensifikimin në shkëmbimin e informacionit përmes studimit të eksperiencave më të mira në fushën analizës së riskut, trajnimit të stafit doganor, shkëmbimit të informacionit për arsye statistikore dhe më gjërë.
 
Në këtë bashkëbisedim Altunyaldiz vlerësoi punën e realizuar nga Doganat Shqiptare muajt e fundit si dhe ofroi ndihmën e hapur dhe bashkëpunimin e ngushtë të Ministrisë së Tregtisë dhe Doganës Turke në cdo aspekt për lehtësimin e tregtisë mes dy vendeve.
 
Në terma konkretë u diskutua mes stafit teknik të dy administratave doganore Protokolli i Bashkëpunimit për Shkëmbimin Statistikor të të Dhënave. Ky diskutim i hap rrugën nënshkrimit të këtij Protokolli në muajt në vijim duke ndërmarrë kështu hapin e parë drejt thellimit të bashkëpunimit në kuadër të shkëmbimit të informacionit.
 
Gjithashtu, në këto takime është propozuar edhe krijimi i Komitetit të Përhershëm të Përbashkët Doganor me qëllim formalizimin dhe forcimin e strukturave doganore mes dy shteteve. Spiropali dhe Altunyaldiz në fund të takimit nënshkruan Deklaratën e Përbashkët për Planin e Bashkëpunimit mes dy administratave doganore.
 
Drejtorja e Përgjithshme e Doganave kërkoi bashkëpunimin e Turqisë në lobimin për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave. Me ftesë të Znj. Spiropali, Nënsekretari i Ministrisë për Doganat dhe Tregtinë Turke do të vizitojë Shqipërinë në muajin Tetor 2014.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Besiktas 'shkrin' ekipin, nxjerr në shitje edhe Ernest Muçin! Shqiptari kërkohet në Angli

Besiktas 'shkrin' ekipin, nxjerr në shitje edhe Ernest Muçin! Shqiptari kërkohet në Angli