Spiropali reagon për vdekjen e Kadaresë: Ngriti Shqipërinë në lartësi të panjohura më parë! Mjerë kritizerët trukokallë

Spiropali reagon për vdekjen e Kadaresë: Ngriti Shqipërinë në lartësi të panjohura më parë! Mjerë kritizerët trukokallë

Spiropali dhe Kadare

Lidhur me ndarjen nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare ka reaguar edhe Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila vlerëson veprën letrare të Kadare dhe nga ana tjetër kritikon ata që e përbaltin figurën e tij

Postimi i Spiropalit në Facebook:

Hyu Kadare

Hyu Kadare nuk qe një ardhës dhe ikës i zakonshëm, një shëtitës, një kalimtar, ndër të shumtit e kësaj bote.

Hyu Kadare ishte i rrallë, i çmuar, i jashtëzakonshëm.

Kadare ishte nga raca e qiellorëve, gjenialëve, profetëvë. Atyre që popujve, kombeve, komuniteteve, bashkësive, racave, u sjellin fat kur janë në mjerim, u tregojnë zgjidhje kur janë në hall, në vështirësi, në moment kritik, u sjellin një udhërrëfyes kur nuk dinë nga t'ia mbajnë, kur zjarri po fiket dhe duhet ndezur, kur drita meket dhe duhet gjallëruar.

Hyu Kadare erdhi, mblodhi shkarpat, ndezi zjarrin, edukoi brezat, frymëzoi miliona individë, nuk la të degradojë shija, të shprishet estetika, të kalbet dëshira për të lexuar, punuar, kontribuar për një Shqipëri të mbarë e të begatë.

Kadare ushqeu shpirtërisht dhe lartësoi mendërisht një popull të tërë.

Kadare e ngriti Shqipen dhe Shqipërinë në lartësi dhe largësi të panjohura më parë.

Mjerë kritizerët trukokallë që thonë se qe i tillë si shkrimtar, e i atillë si njeri, dhe broçkulla të tjera që Hyut veçse ia shtojnë lavdinë, dhe mediokrit i hedhin në honet e harresës.

Ta nderojmë, respektojmë, kujtojmë në pafundësi, është më e pakta që duhet dhe mund ta bëjmë për Hyun Kadare që erdhi na fali gjithçka, dhe iku pa na marrë asgjë.

Mall

 


Lajmi kryesor:

Ndërron jetë Ismail Kadare, por vepra e tij mbetet e pavdekshme, mesazhet e personaliteteve shqiptare


G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Rama shkarkon zv/ministren e arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin, mësuese në gjimnazin 'Petro Nini'

Rama shkarkon zv/ministren e arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin, mësuese në gjimnazin 'Petro Nini'