Spiropali takim me homologët e Turqisë, Australisë dhe Azerbajxhanit! Në fokus intensifikimi i bashkëpunimit parlamentar

Spiropali takim me homologët e Turqisë, Australisë dhe Azerbajxhanit! Në fokus intensifikimi i bashkëpunimit parlamentar

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u takua me kryetarët e parlamenteve të Turqisë, Australisë dhe Azerbajxhanit ditën e sotme. 

Gjatë pjesëmarrjes në sesionin e 149 të Asamblesë së Unionit Ndër-Parlamentar në Gjenevë, Kryetarja e Kuvendit, u takua me Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Numan Kurtulmuş, Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Australisë, Milton Dick, dhe Kryetaren e Parlamentit të Azerbajxhanit, Sahiba Gafarova.

Me kryeparlamentarin turk Kurtulmuş, Spiropali bisedoi mbi partneritetin strategjik, bashkëpunimin në NATO, marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, miqësinë mes popujve tanë dhe bashkëpunimin mes Kuvendit dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare për nxitjen e këtyre marrëdhënieve.

"Me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Australisë, Milton Dick, Spiropali diskutoi mbi zgjerimin e marrëdhëniet dypalëshe dhe intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar", njoftoi zyra e shtypit të Parlamentit.

Ndërsa, me kryetaren e Parlamentit të Azerbajxhanit, Sahiba Gafarova, u diskutua mbi bashkëpunimin parlamentar si nxitës i marrëdhënieve dypalëshe, bashkërendimin e qëndrimeve të përbashkëta në organizatat dhe forumet ndërkombëtare dhe rikonsiderimin e kërkesës për njohjen e Kosovës.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet