TIRANE - Fredo Berberi, kreu i komunës Qendër Vlorë, i cili u bë pre e një atentati me eksploziv në 20 Janar të këtij viti, tashmë i është rikthyer aktivitetit të tij normal, falë ndërhyrjes së specializuar të Spitalit Amerikan.

Eksplozivi i kishte dëmtuar pacientit pjesën e poshtme të trupit në të cilën kishte problem serioz në organet kryesore të trupit. Doktoreshë Lindita Shosha thekson se ndërhyrja ka qenë mjaft delikate, por fatmirësisht e suksesshme.

Pas atentatit pacienti Fredo Berberi u përcoll nga spitali i Vlorës me urgjencë në spitalin e Traumësnë kryeqytet, ku iu nënshtrua një operacioni që zgjati rreth 7 orë. Më pas u transferua në Spitalin Amerikan 1, ku vazhdoi trajtimin intesiv dhe iu nënshtrua disa ndërhyrjeje të tjera, të cilat kryhen vetëm pranë Spitalit Amerikan.

Dëmtimet masive pelvike si ato të pacientit kanë një përqindje të lartë vdekshmërie dhe invaliteti kudo në botë, por falë profesionalizmit të mjekëve të Spitalt Amerikan u arritë të evitohej me sukses.