Spitali psikiatrik, “Sadik Dinçi” në Elbasan ka filluar t’i rikthehet normalitetit me anë të një reforme totale në infrastrukturë dhe në pajisje spitalore.
Spitali psikiatrik i Elbasanit është i një rëndësie të veçantë, dhe aktualisht ndodhen të shtruar rreth 324 të sëmurë mendorë.
Drejtori i këtij institucioni, Ylli Muça, shprehet se prej vitesh spitali psikiatrik ka vuajtur mungesën e investimeve.
Ndërkohë një tjetër problem mbetet numri i lartë i pacientëve në këtë spital.
Restaurimi i spitalit Psikiatrik është bërë falë donacioneve të shoqatave të ndryshme që operojnë në vendin tonë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)