Spiuni në Pire që informoi 2 grupet në Fier e Elbasan për kokainën e kapur

Lajmi për kapjen e sasisë së kokainës në portin më të madh të Greqisë, ka mbëritur në Elbasan dhe Fier një muaj më parë. Qysh prej muajit gusht 2019, kur dhe është ndalur ngarkesa në portin e Pireut në Athinë, dy grupet kriminale që drejtohet nga A.C dhe L.M, të cilët kishin financuar trafikimin e 137 kg kokainë nga Ekuadori në Shqipëri, janë vënë në dijeni. Fakti që asnjë nga anëtarët e këtyre dy grupeve kriminale në Elbasan dhe Fier por edhe ushtarët e tyre nuk është kapur, e përforcon akoma dhe më tepër mundësinë se ky operacion policor është zbuluar nga dy grupet një muaj më parë. Të dhënat që ka siguruar “Shqiptarja.com” flasin se një nga anëtarët e grupit të Elbasanit, me origjinë nga ky qytet dhe që jeton në Pire të Athinës, dyshohet se ka qënë njeriu që ka dhënë informacionin për sekuestrimin e kokainës dhe futjen në lojë të DEA-s Amerikane. Informatori është nga Elbasani me inicialet O.L ose me emrin Grek J.L, dhe sipas burimeve ka shumë gjasa që të ketë dhënë informacionin për anëtarët e dy grupeve që veprojnë në Elbasan dhe Fier.Pasi janë vënë në dijeni për kapjen e kokainës, ushtarët dhe drejtuesit e grupeve kriminale në Fier dhe Elbasan, kanë qëndruar indiferentë për një kohë të gjatë ndaj porosisë së tyre. Policia prej 8 ditësh ka qënë me grupe vëshgimi në teren, rreth portit të Durrësit, por çuditërisht këtë grupe vëzhgimi kanë dalë jashtë funksionit.

Dikush ka dhënë informacionin për prezencën e policisë në port. E habitshme është fakti se si policia nuk shpjegon as zyrtarisht dhe as jo zyrtarisht se si u zhduk nga sytë e agjentëve të policisë, makina e trafikantëve në të cilën gjendej edhe GPS i DEA së bashku me çantën me ngarkesë orizi që grekët dhe DEA Amerikane e kishte paketuar si maskim Kokaine. Falë GPS të vënë nga DEA në portin e Pireut në Athinë, në vendgjarje në afërsi të shkëmbit të Kavajës, policia ka gjetur pakot me oriz. Por për habi, makina me të cilin udhëtonte Gentian Malindi, Ardian Bega dhe Altin Myslyhaka, nuk ka qënë në vëzhgim dhe sot e kësaj dite nuk është gjendur nga policia se ku ndodhet ky mjet.Ky mjet ka dalë nga porti i Durrësit në orën 20:45 të datës 19 shtator 2019, dhe ka dyshime se nuk është ndjekur në dinamikë nga agjentët e policisë. Drejtësia shqiptare duket se nuk e ka ndjekur me metoda proaktive këtë operacion, ku agjentët të mbanin në monitorim kontinjerin ku ndodhej ngarkesa, por edhe personat që do tërhiqnin ngarkesën. Tre personat e mësipërm janë zbuluar vetëm nga kamerat e sigurisë së portit në Durrës dhe janë arrestuar disa ditë më vonë nga gjetja e sasisë së orizit. Me vonesë dhe falë kamerave të portit është zbuluar tipi dhe ngjyra e makinës, me të cilën lëviznin tre personat e proceduar. Sipas dëshmisë së Ardian Bega, makina ishte blerë në muajin gusht në zonën e Roskovecit në Fier. E çuditshme është fakti edhe se si ka shpëtuar nga djekja e policisë dhe mos arrestimi në kohë i Gentian Malindit, ky i fundit pronar anije peshkimi dhe i dyshuar si pjesë e një grupi kriminal në Elbasan.

Malindi, i cili ka pikasur i pari se në 22 pakot e tërhequra në kontinjer, ndodhej oriz dhe kokainë, sot e kësaj ditë nuk është arrestuar nga policia. Për të gjithë këtë operacion policor, “Shqiptarja.com” mëson se dy grupet kriminale janë informuar para një muaj, nga anëtari i grupit në Greqi me inicialet O.L ose me emrin Grek J.L. Dy grupet kriminale në Elbasan dhe Fier e kanë pasur informacionin para kohe dhe operacioni i policisë për dorëzimin e kontrolluar të pakove me “lëndë narkotike” të mbushura me Oriz, ka dështuar. Sot që flasim gjatë operacionit të koduar “Kuito” në pranga ka përfunduar një punonjës i sigurisë së portit dhe një mbledhës kapaçka dhe skrapi në port. Dy njerës krejt anonim, dhe të mbaruar ekonomikisht dhe pa asnjë lidhje me dy grupet kriminale por thjesht shërbëtorë të Gentian Malindit, i cili do kishten shpërblimin e tij për nxjerjen e pakove nga rrethimi i portit. Por për sa i përket zbulimit të anëtarëve dhe kokave të dy grupeve, sot ata vijojnë të jenë të lirë dhe pa u shqetësuar nga askush.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loti: 29/09/2019 13:12

    Ne komentet e bera nuk ka asnje fjale qe flet per vlerat e punes se DEAs. Eshte nje organizate qe gjukohet per ngarkesat qe kap dhe jo per ato qe kalojne e furnizojne rruget e Amerikes ku 168(2016-17) vet ne dite vdesin nga overdoza rrugeve(pyet ndonje officer poicie ne amerike do te te thote qe ka disa dosa NARCAN me vete). Komentet jane per policine shqiptare. Lexo me I qete, qe te kuptosh se c shkruhet dhe mos u mundo te ofendosh dike qe ka nje mendim ndryshe nga tendin, sidomos kur mendimi yt ka limite te dukshme ne form dhe ne konsistence. Respekte.

    Përgjigju
  • Loti: 29/09/2019 10:04

    Z Lleshi, nuk i kapim dot as pe pako orizi dmth? DEA jep informacjon dhe s ka asnje ne port qe te ndjek kush e mori dhe ku po shkon? E dime qe policia shqiptare s ka aftesi zbuluese(mbase duhet te punesoni Tan Hoxhen) por as aftesi vepruese ne terren? Te ndjekesh gps nga nje distance e sigurt?

    Përgjigju
  • emigranti: 29/09/2019 10:00

    Nuk deshton kaq lehte i DEA Amerikane.Metodat e tyre te hetimit jane kaq te sofistikuara saqe eshte e pamundur ti kuptoje ajo koka jote,.prandaj mjaft bere shkrime prej idioti.

    Përgjigju
  • Tralala: 29/09/2019 07:58

    Kot nuk ben nje koferenc shtypi ku ta marrin vesh shqiptaret qe u finalizua me sukses arrestimi i mbledhesi i kanaceve.. tregetaret e droges nuk ka prova dhe iken per momentin po nga java tjeter i nxjerrim se nuk ka prova.. pika policia shqiptare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë