Mesfushori argjentinas, Angel Di Maria, ka vendosur qe të largohet nga Manchester United vetëm një vit pas transferimit në klubin anglez nga Real Madridi.
Ai u transferua në Old Trafford nga Real Madridi për 75 milionë euro. Por, pas një fillimi të mbarë, ai ka hasur në vështirësi të mëdha në periudhën e fundit.
Dhe tani më tepër se kurrë qarkullojnë spekulime se ai do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni, ben te ditur portali Goal.com.
"Fajtori" kryesor për largimin e ish lojtarit te Benfices është menaxheri holandez, Louis van Gaal. Ky i fundit ka filluar ta injorojë argjentinasin nga formacioni bazë, përfshirë edhe duelin me Liverpulin të dielën. /atsh/