/ATSH/. - Presidenti i klubit te Barcelonës, Josep Bartomeu, ka deklaruar te hënën se trajneri Luis Enrique nuk do të largohet, pasi ka ende kontratë me kampionin e ri të Spanjës.
Ai ka thënë se skuadra është e fokusuar në dy kompeticionet e mbetura dhe se nuk do të flase për diçka të tillë.
"Ai ka ende kontratë dhe ky është fundi i debatit. Ne jemi të fokusuar në dy kompeticionet e mbetura, Liga e Kampioneve dhe Kupa e Mbretit. Ne nuk do të flasim për të ardhmen e Luis Enriques", tha Bartomeu për gazeten Marca.