Bayern pas takimit te Liges se Kampioneve te fituar me rezultatin 2-0 ndaj Romes (Foto nga faqja zyrtare e Bayern Munych)
TIRANE, 10 mars /ATSH/. - Skuadra gjermane Bayern Munich ka mbrojtjen më të mirë këtë sezon nder 5 ligat e mëdha evropiane.
Bayerni këtë sezon ka pesuar vetëm 0.46 gola për ndeshje, ose çdo dy ndeshje nga një gol.
Në vendin e dytë renditet Juventusi me 0.54 gola për ndeshje, i ndjekur nga skuadra spanjolle Barcelona me 0.62 gola për ndeshje.
Top pesëshen e skuadrave me mbrojtjen më të mirë e përmbyllin Southampton me 0.71 gola per ndeshje dhe Roma me 0.73 gola për ndeshje.
Ndërsa në top 10 hyjnë edhe skuadrat Monaco, Lyon, Saint-Etienne, Celsi dhe Borussia Monchengladbach. /a.ke/