TIRANE, 26 mars /ATSH/. - Skuadra gjermane e Bayern Munich është duke kërkuar zëvendësuesin e trajnerit Pep Guardiola, i cili mund të largohet pas përfundimit të kontratës së tij, shkruan gazeta sportive spanjolle, Mundo Deportivo.
Bayerni ka besim te trajneri spanjoll deri në vitin 2016, por nëse ai dështon të fitoje Ligën e Kampionëve, atëherë kontrata e tij nuk do të vazhdohet.
Bayern ka dy emra për postin e trajnerit, Lucien Favre të Borussia Monchengladbach dhe Thomas Tuchel të Mainzit. /a.ke/