TIRANE, 10 mars /ATSH-AFP/. - "Nuk eshte nje ndeshje qe duhet marre lehte", ka deklaruar sulmuesi i Bayern Munich, Franck Ribéry, te marten, para takimit me Shakhtar Donetsk per te 8-tat e finaleve kthim te Liges se Kampioneve (0-0 vajtja).
"Kemi nje rast dhe shans te mire qe luajme ne shtepi. Nuk mund te paragjykojme Shakhtar, pasi ne Ligen e Kampioneve nuk ka ndeshje te lehta", theksoi ai.
"Te gjithe e dine se Shakhtar ka lojtare te shkelqyer. Ndaj nuk duhet ta marrim kete ndeshje lehtesisht, por te jemi te perqendruar gjate gjithe takimit", u shpreh Ribery. /a.ke/










