Ekipi i Brazilit ka zhvilluar te henen stervitjen e pare ne Paris para ndeshjes miqesore me Francen, duke treguar kujdes per rikuperimin e disa lojtareve te demtuar, si Neymar.
Seleçao eshte stervitur ne stadiumin e Charléty, nderkohe qe mberriti edhe lojtari i 23 i apeluar nga seleksioneri Dunga, anesori Danilo, nga Portugalia, ku luan me FC Porto.
Tete lojtare i jane nenshtruar rikuperimit te kujdesshem, perfshire Neymar e Marcelo, te cilet luajten ne dielen ne mbremje ne kampionatin e Spanjes (FC Barcelona - Real Madrid, 2-1). Te tjeret jane Filipe Luis, Danilo, Willian, Fabinho, Luiz Gustavo dhe Coutinho.
Lojtaret e tjere jane trajnuar ne aspektin fizik si dhe opsionet taktike ne fushen e lojes nen drejtimin e teknikut Dunga.
Brazili do te luaje dy ndeshje miqesore, ndaj Frances ne "Stade de France" me 26 mars e me pas te dielen ndaj Kilit ne Londer.
Keto do te jene dy ndeshjet e fundit miqesore te Brazilit para Kupes Amerika ne Kili  (11 qershor- 4 korrik). /atsh/