Përfaqësuesja e Kosovës është grumbulluar te henen në Gjermani, para takimit  miqesor që do ta zhvilloje kundër Frankfurtit.
Federata e Kosoves ben te ditur se skuadra perfaqesuese ka zhvilluar seancën e parë stërvitore.
"Në orën 17.00, në stadiumin e qytetit në Frankfurtit, përfaqësuesja e Kosovës zhvilloi seancën e parë stërvitore para ndeshjes kundër Eintracht Frakfurtit", informon Federata, sipas gazetes Express.
Trajneri Albert Bunjaku është shprehur i kënaqur me punën dhe angazhimin e futbollistëve gjatë kësaj seace stërvitore para ndeshjes qe do te luhet te marten.
Sot pasdite përfaqësuesen e Kosovës e vizitoi edhe konsulli i Republikës së Kosovës, Armend Zemaj me bashkëpunëtorë, i cili sëbashku me krerët e FFK-së ndoqen edhe seancën sterëvitore të futbolistëve të përfaqësueses", njoftoi FFK. /atsh/