TIRANE, 13 Korrik /ATSH/. - Përforcimi i ri i Juventusit, mesfushori Sami Khedira, ka arritur në Torino për t'iu nenshtruar testeve mjekësore me ekipin e ri te Juventusit.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Juventusit, ku jane publikuar foto të mesfushorit gjerman.
Khedira ka nënshkruar me Juventusin si lojtar i lirë, pasi i kishte skaduar kontrata me Real Madridin. /a.ke/