Sulmuesi gjerman, Miroslav Klose, i ka dërguar një paralajmërim Juventusit para sfidës finale të Kupës së Italisë.
Klose deklaroi se Lacio mund ta befasojë skuadrën finaliste të Ligës së Kampioneve.
"Në një finale gjithçka është e mundur. Juve është një skuadër e fortë dhe nuk do të jetë e lehtë", u shpreh Klose.
"Por, ne do të luajmë në shtëpi dhe do të provojmë ta shfrytëzojmë këtë përparësi", shtoi me tej kampioni botëror me Gjermaninë. /atsh/