Në kuadrin e aktiviteteve që po zhvillohen si pjesë e kalendarit të evenimentit  "Pranvera Frankofone në Shqipëri", Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka organizuar gjatë ditës së sotme disa demonstrime në ambjentet e shkollës franceze të Tiranës, "Viktor Hygo".
Të mbikëqyrur nga trajneret e Federatës Shqiptare të Harkut, disa nxënës provuan të bënin goditje me hark dhe ndoqën edhe një demonstrim Taekwondoje organizuar nga disa amatorë të vegjël të arteve marciale.
Promovimi i sporteve te reja dhe aktivitetit fizik i moshave të reja, është edhe një nga politikat dhe pjesë e misionit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqipëtar, ku përfaqësuesit e KOKSH-it pasi e kanë nënvizuar këtë pjesë,  u shprehën se u ndjenë mjaft të kënaqur dhe mirëpritur nga nxënësit dhe mësuesit e shkollës franceze të Tiranës.
/atsh/