Skuadra e Interit po kalon momente të vështira në Serine A ne Itali. Por, pavarësisht kësaj, trajneri Roberto Mancini nuk i frikësohet shkarkimit.
Numri një i "Neroazzurrëve" ka kërkuar kohë për ta drejtuar skuadrën në rrugë të mbarë.
"Unë nuk jam një magjistar. Ka vetëm katër muaj që kam ardhur këtu dhe me duhet kohë për ta njohur skuadrën", ka deklaruar Mancini për Tuttosport.
"Interi është përmirësuar, por ne nuk jemi duke marrë rezultate ende. Ne jemi duke kaluar një periudhë ku gjithçka duket se po shkon kundër nesh. Ne kemi pasur ndoshta disa lojëra të këqija, por kemi qenë gjithmonë konkurrues", ka theksuar ai.
"Ne duhet të përpiqemi për të përfunduar sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, në mënyrë që të na japë një platformë për të ndërtuar një ekip për sezonin e ardhshëm", theksoi ish-trajneri i Manchester Cityt dhe Galataasarayt. /atsh/