TIRANE, 17 mars /ATSH/. - Mesfushori i Juventusit, Arturo Vidal, ka vendosur që të qëndrojë në Itali edhe pas përfundimit të këtij sezoni futbollistik.
Mesfushori kilian ka thënë se është i lumtur tek Juventusi, pasi është një skuadër kampione.
"Është e vështirë të mendosh të largohesh nga një skuadër kampione dhe ku jeni pjesë e një ekipi të madh. Për çdo lojtar gjëja më e rëndësishme janë titujt dhe të jetë pjesë e historisë së një skuadre", eshte shprehur Vidal për mediat vendase.
"Njerëzit në Torino më duan dhe ndjehem shumë mirë si unë po ashtu edhe familja ime. Nuk kam asnjë dëshirë të largohem, pasi ndihem shumë mirë tek Juventusi", ka theksuar ai. /a.ke/