Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, sipas një studimi të bërë nga CIES Football Observatory, është lojtari më efikas në vitin 2015 nga të gjithë lojtarët e ligave më të forta në Europë.
Nga 1 janari i vitit 2015, ylli argjentinas ka realizuar 17 gola, duke e drejtuar Barcelonën drejt kreut të renditjes në La Liga. Ndersa pas Messit renditet Arjen Robben (Bayern Munich), Bas Dost (Wolfsburg), Diego Costa (Celsi), Henry Kean (Tottenham).
Nderkohe, ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është renditur në vendin 29, kur dihet nga te gjithe se  po kalon momente të vështira në vitin 2015. /atsh/