/ ATSH/- Pasi Real i Madridit ka anonçuar së fundmi se si një përforcim për sezonin e ardhshëm është edhe trekuartisti brazilian i skudrës së Portos "Danilo" (Danilo Luiz da Silva,  futbollist i datëlindjes së 1991 nga i cili pritet vetëm firma, në retrospektivë na kujtohet historia e futbollistëve brazilian që kanë luajtur dhe luajnë aktulisht me klubin gjigand, i cili kurrës s'ka rreshtur së provuari e besuari tek ata.
Historia nis me mesfushorin qëndror  Fernando Giudicelli, ( Fernando Rubens Pasi Guidicelli) i cili  ka
Fernando Giudicelli
qënë braziliani i parë që ka luajtur për Madrilenët në vitin 1935. Futbollisti pas prezencës së tij në kupën e botës në vitin 1930, ka luajtur për mjaft klube edhe në Brazil, Itali, Zvicër, Francë, Portugali e Spanjë.
Guidicelli u ndoq nga një tjetër mesfushor siç ishte edhe "Didi"  (Waldir Lucas Pereira) i cili u bshkua me klubin në vitin 1959. Lojtari ka marrë pjesë në 3 Kupa Bote, FIFA(1954, 1958 DHE 1962) nga të cilat ka fituar 2 të fundit dhe është emëruar edhe si lojtari më i mirë i turneut të viti 1958.
Canario
Po në në vitin 1959, me skuadrën bashkohen edhe  braziliani tjerër,  sulmuesi "Canairo" (Darcy Silveira dos Santos) i cili në spanjë në 9 sezone me Madrilenët dhe më pas me Zaragozën në 175 ndeshje arriti të shënonte 45 gola.
Ndërkohë që dhe Evaristo (Evaristo de Macedo Filho)  në 1962-shin, braktis rivalët e përjetshëm të "Barcelonës" për t'ju bashkuar Madrlienëve.
Historia e brazailianëve që kanë luajtur për "Galaktikët" vazhdon me mbrojtësin Claudemir Vitor Marques, i cili bashkohet me klubin  në vitin 1990, dhe është i vetmi brazilian që ka fituar 4 Kupa Libertadores.
Evaristo
Në vitin 1996 është rradha e super lojtarit, super mbrojtësit  Roberto Carlos (Silva Rocha) i cili pasi e filloi karrierën e futbollistit si mesfushor, ndërron rolin në mbrojtës i majtë, për të shkëlqyer sidomos  tek  Madrilenët,  ku ai u kthye në një idhull duke realizuar plot asise, po plot dalje nga zona me vrapin e tij të shpejtë, driblime, dhe mjaft gola spektakolarë si nga goditjet e dënimit, ashtu edhe nga aksionet individuale.
Mesfushori mbrojtës Brazilian Ze Roberto (José Roberto da Silva Júnior)  luajti vetëm 1 sezon me Madrilenët në1997-1998, pasi nuk arriti të shkëlqente. Ndërkohë që më pas u largua nga ekipi, dhe bëri karrierë të suksesshme  me skuadra si Bayern Leverkusen dhe Bayern Munich.
Savio (Sávio Bortolini Pimentel) krahu i majtë,  pasi la Flamengo-n, u bashkua me Galaktikët në 1998-tën, dhe arriti që me klubin të fitojë 2 Champions League, në 5 vjet.
Ronaldo
Mbrojtësi qëndror Julio Cesar(Júlio César Santos Correa) bashkohet me klubin në vitin 1999, pasi braktisi skuadrën e Valladolid-it, dh luajti për dia vite në Madrid.
Mesfushori  Flavio Conceicao (Flávio da Conceição) bashkohet me "Madrilenët" në vitin 2000, dh është një ndër lojatër që ka arritur të bëj karrierë me klubin në 4 vite kontratë.
"Fenomeni"  Ronaldo (Ronaldo Luís Nazário de Lima), një nga Super Sulmuesit e të gjitha kohërave, edhe pse u transferua i dëmtuar nga skuadra e Interit të Milanos në vitin 2002, në 5 sezone të luajtura me Madrilenët, spiakti në prezancat e tijë, dhe golat spektakolarë që arriti të realizonte, ku në 127 ndeshje, realizoi  plot 83 gola.
Sakaq në vitin 2005 është rradha e sulmuesit shtatshkurtër të santos-it Robinho (Robson de Souza) i cili në mbi 100 prezanca me Madrilenët, ariti të shënonte vetëm 25 gola.
Roberto Carlos
I njohur me pseudonimin  "The Beast" (bisha), mesfushori me tipare sulmuese  Julio Baptista(Júlio César Clemente Baptista)  mbërrin në Madrit në vitin 2005 pasi u transferua nga Sevilla, dhe në 3 sezone e gjen rrugën e rrjetës 11 herë.
Mbrojtësi shtatshkurtër  Cicinho (Cícero João de Cézare) largohet nga Sao Paolo për të luajtur në ngjyrat e Madrilenëve në vitet 2005-2007, dhe pas 3 vitesh disi të zbehta transferohet për tek skudra e Romës.
"Puma" siç njihej në atë kohë edhe mesfushori Emerson(Émerson Ferreira da Rosa), i bashkohet "Galaktikëve" në vitin 2006, pasi skuadra e tij e kohës Juventusi po vuante dënimin e Calciopoli-it, duke zbritur në serinë B, por që në vitet 2006-2007 nuk arriti dot ta gjente dhe tregonte formën e tij më të mirë.
Emerson
Në po të njëjtin vit, pra 2006,  vjen nga Fluminense dhe mbrojtësi i lirë Marcelo(Marcelo Vieira da Silva Júnior), i cili deri më sot është njëri prej zëvendësusve më të mire të Roberto Carlos-it në krahun e majtë. Deri më tani, në thuajse 10 sezone me klubin, Marcelo ka realizuar mbi 15 gola.
Në 2007 është rradha e një tjetër mbrojtësi i cili edhe pse luan me kombëtaren Portugeze, ka lindur në Brazil. Pepe(Képler Laveran Lima Ferreira) transferohet nga Porto me shifrën e 30 milion eurove, dhe edhe pse është një mbrojtës provokues, nervoz dhe kontrovers, Pepe është një ndër mbrojtësit aktual më të rëndësishëm për "Los Blancos".
Në vitin 2009 "Reali" bën dhe një tjetër blerje të bujshme ku plot 68.5 milion EUR sollën(transferuan) nga skuadra e  Milanit talentin e quajtur Kaka(Ricardo Izecson dos Santos Leite).  Ish "Topi i Artë" nuk arriti të shkëlqente në mënyrë konstante me Madrilenët, si shkak edhe i një dëmtimi që e mbajti gjatë larg fushave.
Kaka
Në 85 prezenca me Real Madritin, mesfushori me tipare sulmuese arriti të realizonte 23 gola në sezonet 2009-2013.
Në vitin 2013 vjen si formë huazimi nga skuadra e Rio Aves  edhe mbrojtësi i djathtë Fabinho (Fábio Henrique Tavares) i cili edhe pse nuk e impresionoi klubin, aktualisht është një prej mbrojtësve më të mire në kampionatin francez, ku ai luan me skuadrën e AS Monaco.
Po në 2013-të bashkohet me "Los Blancos"  edhe mesfushori i ri Casemiro(Carlos Henrique José Francisco Venâncio Casimiro) për të cilin nuk u gjet një vend në formacion dhe Madrilenët e kanë dhënë borxh tek skuadra e Portos, ku aktualisht ai atje është një prej lojatarëve lider.
Presidenti i Realit të Madridit Florentino Pérez dhe Lucas Silva
Në vitin 2014 për vetëm 6 muaj do të luaj në formë borxhi dhe prove nga Deportivo Maldonado edhe sulmuesi William Jose (Willian José da Silva), por që pasi nuk dha atë që pritej u transferua dhe  tashmë luan tek skuadra e Real Zaragoza.
Talenti më i fundit që ka zbarkuar në Madrit është Lucas Silva (Lucas Silva Borges) mesfushori i ri që erdhi si blerja e merkatos së janarit që lamë pas nga skuadra e Cruizeros, dhe që deri tani po tregon një formë të pëlqyeshme.