Real Madridi do të luaje pa Karim Benzema në ndeshjen e kthimit ndaj Atletico Madridit per cerekfinalet e Liges se Kampioneve.
Ylli francez nuk është rikuperuar nga demtimi dhe është i detyruar që ndeshjen ta ndjeke nga tribunat.
Real Madridi nëpërmjet një njoftimi ka konfirmuar mungesën e sulmuesit Karim Benzema për ndeshjen e kthimit kundër Atletico Madridit të mërkurën ne mbremje. Ai vuan nga një demtim në gjurin e djathtë dhe pritet të mungojë për dhjetë ditë deri në dy javë.
Gjithashtu, trajneri Ancelotti nuk mund të llogarisë edhe dyshen Luka Modric e Gareth Bale, po ashtu të demtuar. /atsh/