/ATSH/. - Cristiano Ronaldo nuk do të largohet nga Real Madridi para përfundimi të kontratës, e cila skadon në verën e vitit 2018. Kështu mendon ish- mbrojtësi i "Los Blancos", Roberto Carlos.

"Ronaldo është shumë i lumtur tek Real Madrid.i Ai do të largohet kur do t'i përfundojë kontrata me "Los Blancos". Presidenti i klubit, Florentino Perez, nuk do të lejojë që ai të largohet më herët", ka deklaruar ish- mbrojtësi i Brazilit.