TIRANE - Për herë të parë pas vendimit të FIFA-s për t'i lejuar ndeshjet miqësore per ekipin e Kosovës, kjo e fundit do të luajë me Shqipërinë. Një miqësore e tillë luksi pritet të zhvillohet gjatë këtij viti, para takimit që kuqezinjtë do te luajnë kundër Serbisë në tetor.
Një gjë të tillë për gazeten Express e ka deklaruar kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
"Jemi duke menduar që të luajmë me Shqipërinë në datat e radhës, por ende nuk ka asgjë konkrete", u shpreh Vokrri, i pyetur për kundërshtarët e radhës për Kosovën. /ATSH/