Derbi kryeqytetit Partizani Tirana do të zhvillojë mbrëmjen e së hënës aktin e katërt dhe të fundit për këtë sezon, një takim që më shumë se sa një ndeshje futbolli është një eveniment për jetën sportive për qytetin e Tiranës.
Atmosfera në kryeqytet është ajo e ngjarjeve të rëndësishme, ku aktualisht janë shitur të gjitha biletat, dhe dy tifozeritë pritet të ndezin flakë tempullin e futbollit shqiptar.
Partizani vjen në këtë supersfidë me objektivin titull tashmë ta zvanitur, por një vend në Ligën e Europës .
Ndërkohë kjo përballje është vendimtare për ambiciet e Tiranës, një fitore në derbi do ta shndërronte përballjen e javës së ardhshme ndaj Skënderbeut në një finale, ndërsa në anën tjetër nëse të kuqtë arrijnë të shkëpusin sikur edhe një pikë të vetme, atëherë titulli kampion merr përfundimisht rrugën për në Korçë.
Pra një motiv më shumë, i cili ia shton dozat e madhështisë derbit të kryeqtetit, në një përballje e cila nuk do ti kursej betejat, agonzimin, drithërimat dhe pa diskutim spektaklin. /atsh/
/Shqiptarja.com