/ATSH-AFP/. - Trajneri i ekipit perfaqesues te Danimarkes, Morten Olsen, ka bere te ditur te marten se do largohet nga posti ne perfundim te Euro-2016, kur skadon edhe kontrata me Federaten Daneze te Futbollit.
"Une jam i qarte ne vendimin tim per dy aresye: une nuk dua qe njerezit te pyesin do rish apo do largohesh dhe qe t'i jap kohe federates per te gjetur nje zevendesues te mire", eshte shprehur 65-vjeçari ne nje konference shtypi.
Qe prej ardhjes se Olsen ne 2000, ekipi danez ka luajtur 156 ndeshje, eshte kualifikuar per ne Euro-2012, por nuk mundi te prese bileten per ne Boterorin 2014 ne Brazil.