Trajneri gjerman Jurgen Klopp, i cili drejtoi ndeshjen e fundit te  Dortmund ne finalen e Kupes se Gjermanise te shtunen (e humbur 3-1), eshte shprehur se kerkon nje periudhe reflektimi per te "bere bilancin" e punes se tij para se te vendose per te ardhmen.
"Pas nje sezoni te ngarkuar e te stresuar, mendoj se ka ardhur koha qe te bej bilancin e punes sime para se une me stafin tim te vendosim  per te ardhmen", theksoi tekniku gjerman te henen pas nje takimi me agjentin e tij, Mark Kosicke.
Klopp i dha keshtu fund zerave te shtypit te huaj, qe ka shkruar se ai do te drejtonte Liverpulin, Real Madrid apo Napolin ne sezonin e ardhshem.
Gjermani ka drejtuar Mayence nga 2001 - 2008, para se te shkonte tek Dormund, me te cilin ka fituar  Bundesligen ne 2011 e 2012, Kupen e Gjermanise ne 2012 dhe ishte ne finalen e Liges se Kampioneve ne  2013. //atsh//