Mesfushori i njohur dhe mjaft i pëlqyer shqiptar, Xherdan Shaqiri, që aktualisht luan për skuadrën e Interit të Milanos dhe kombëtaren zvicerane, me sa duket së fundmi ka mohuar mundësinë për të luajtur me përfaqësuesen e Kosovës, të paktën për momentin.
Në një intervistë për CNN-in, Shaqiri ka thënë se e do Kosovën, por e tashmja i përket me Zvicrën, ndërsa ka shtuar se "të ardhmes nuk i dihet".
"E dua Kosovën, e dua Zvicrën, i dua të dyja" është shprehur së fundmi ish lojtari i Bayern Munich në një intervistë të dhënë për CNN(Cable News Network).
"Por për momentin ndjehem i lumtur te Zvicra dhe jam shumë i nderuar për atë që ka bërë Zvicra për mua dhe familjen time" është shprehur Shaqiri gjatë intervistës , ku përveç të tjerash ai ka përdorur dhe frazën "por të ardhmes nuk i dihet"./atsh/
/Shqiptarja.com