Futbolli francez është në zi. Eric Roy, trajneri aktual i Brest dhe ish-lojtar i Lyon, Marseille dhe Nice, ka vdekur në moshën 58-vjeçare.
Ai ishte shndërruar një legjendë në Brest, pasi mbërriti në vitin 2023 e kualifikoi skuadrën në Champions League. Familja e tij njoftoi lajmin me anë të një njoftimi ku thuhej: "Me trishtim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Eric Roy."
"Gjatë tre viteve të fundit, babai luftoi me sëmundjen e kancerit në pancreas. Gjatë kësaj kohe ai vazhdoi të jetonte me një forcë që ende na mahnit. I mbështetur nga dashuria e dhënë nga familja e tij, futbolli, por edhe puna e pasioni që e shoqëruan gjatë gjithë kohës. Ai e deshi futbollin deri në fund, ndërsa periudha te Brest ishte një nga më të bukurat e jetës së tij,”-shkruhet në deklaratën e shpërndarë nga familja.
Lajmi ka tronditur të gjithë botën e sportit në Francë dhe jo vetëm, teksa sezonit e fundit Brest u rendit në vendin e 12 në Ligue 1.
Komente







