Sporti gjatë verës largon stresin dhe kilogramët e tepërt

Sporti gjatë verës largon stresin dhe kilogramët e tepërt

Foto Ilustruese

Vera na favorizon që të qëndrojmë shumë kohë në ambient të hapur dhe është mënyra më e mirë për të shëruar trupin por edhe për mendjen tonë. Në fund të fundit veprimtaria fizike ul stresin dhe kthen buzëqeshjen. Romakët e lashtë e dinin shumë mirë: mendja e shëndoshë, në trup të shëndoshë.

Mos harroni, aktiviteti duhet të jetë i rregullt dhe të përfshihemi me kënaqësi. Kjo nuk është një risi, por edhe studiuesit thonë me bindje se sporti ka shumë efekte të dobishme qoftë në nivelin fizik, emocional por dhe psikologjik. Në të vërtetë, gjatë aktivitetit fizik truri çliron endorfinë, mënyra më e mirë për të luftuar ankthin dhe stresin, për të dhënë një humor të mirë dhe për të vepruar si imunostimulues.

Për më tepër, mund të luftojë edhe depresionin. Kur ushtrojmë aktivitet fizik muskujt theksohen, fryma bëhet më e thellë dhe e përshpejtuar: kjo falë efekteve të lëvizjes, sepse qarkullimi i gjakut përmirësohet. Avantazhi më i rëndësishëm është se sporti na ndan mendërisht nga problemet dhe stresi i ditës, si dhe na lejon që të mbajmë nën kontroll zemërimin dhe tensionin për shkak të problemeve të ndryshme. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK