Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër punimet në sadiumin “Ruzhdi Bizhuta” në Elbasan, i cili do të jetë i vetmi në Shqipëri që do të përmbushë kriteret e UEFA-s. Fondi prej 1.3 mln eurosh i akorduar nga FSHF, UEFA dhe qeveria shqiptare pritet t'i ndryshojë komplet pamjen e stadiumit.
“Tribuna e re e Elbasan Arenës – gjatë ndërtimit në vend të kafazit të shëmtuar e të pistë të stadiumit të vjetër”, shkruan Rama në një postim në rrjetin social Tëitter.
“Sheshi i ri para stadiumit një hapësire publike e trefishuar në mbyllje të bulevardit të Elbasanit”, shkruan Rama në një tjetër postim.
Sipas projektit ndërhyrjet do të jenë totalet, rindërtimi do të jetë në të gjitha drejtimet. Në impiantin e ri do të ketë mjedise ko do te ofrohen shërbime për tifozët gjatë pushimit të ndeshjeve.
Përveç pjesës së tribunave, ku numri i tifozave pritet të jetë rreth 11 mijë dhe tapetit të blertë, një ndryshim rrënjësor do të pësojnë edhe dhomat ku skuadrat përgatiten para ndeshjeve.
Në impiantin e ri çdo gjë është menduar deri në detaj, nga tualetet e deri të siguria e tifozëve në rast rreziku. Risia e këtij stadiumi është se për herë të parë hyrja në të do të jetë në mënyrë elektronike.
Prozhektorët e rinj do të jenë sipas kritereve të UEFA-s, me forcë ndriçimi 1600 luks, ndërkohë që në pjesën anësore të fushës nuk do të mungojë edhe ekran i madh elektronik i cili kap shifrën e 100 mijë eurove.
Një rikonstruksion total do të pësojë edhe parkingu rreth e rrotull stadiumit, kapaciteti i të cilit duhet të jetë 400 makina gjatë ndeshjeve ndërkombëtare. Në këtë stadium do te luhen edhe ndeshjet e skuadrave qe kalojnë në turet e kupave të Europës.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO