Standardi i dyfishtë i Krichbaum: Serbia në BE edhe pa reformën në drejtësi, Shqipëri në asnjë mënyrë!

Standardi i dyfishtë i Krichbaum: Serbia në BE edhe pa reformën në drejtësi, Shqipëri në asnjë mënyrë!

Lulzim Basha dhe Gunter Krichbaum (me rreth te kuq) gjate nje takimi mes tyre

Gunter Krichbaum, deputeti gjerman i njohur për marrëdhëniet e tij të ngushta me liderin e PD, Lulzim Basha, del kundër vendimit të Komisionit Europian, që javën e kaluar rekomandoi pa kushte hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë.

Ditën e sotme, Krichbaum iu rikthye deklaratave mbi Shqipërinë, duke thënë se “vendimi i Komisionit për rekomandimin e Shqipërisë është i papjekur”.

Në ditën e këtij vendimi historik për fatet e vendit tonë, ai u shpreh se “Shqipëria duhet të plotësojë kushte shtesë”, ndonëse në rekomandimin e Komisionit nuk flitet asgjë për diçka të tillë.

Madje, qëndrimet e Krichbaum sfidojnë edhe pozitat e deklaruara të Kancelares Merkel, e cila në më shumë se një rast ka theksuar se sa i përket Shqipërisë, “vetingu ishte kushti i vetëm i mbetur për hapjen e negociatave”.

Nga ana tjetër, përsa i përket kandidaturës së Serbisë, e cila ende nuk ka nisur të realizojë reformën në drejtësi dhe procesin e vetingut, Krichbaum është një përkrahës i deklaruar.

Serbia nisi të negociojë për anëtarësimin në vitin 2014, por nga 35 kapituj të “acquis communitaire”, në 21 prej tyre vendi është tërësisht jokompatibël me standartet e kërkuara të integrimit.

Midis kapitujve jokompatibël është edhe reforma në drejtësi, sundimi i ligjit, statusi i Kosovës, por edhe çështje teknike si standartet mjedisore, ligjet e biznesit, etj.

Megjithatë, Krichbaum thotë se “Serbia është një partner i besueshëm i BE-së” dhe se “vendi duhet të pranohet në BE sa më shpejt”.

Qëndrimet e tij bënë bujë kur në gjysmën e parë të vitit 2016, ai nisi një fushatë presioni mbi Kroacinë, e cila kishte kërcënuar me bllokimin e bisedimeve me Serbinë, për shkak të disa problemeve të pazgjidhura që datojnë që nga koha e luftës për pavarësinë nga Jugosllavia, në vitet 1992-95.

Atëherë, Krichbaum publikisht deklaroi në Beograd se ishte kundër qendrimit të Zagrebit zyrtar, duke nënkuptuar qartësisht se Kroacia ishte një vend tepër i vogël për t’u përzjerë në çështje të tilla kaq të rëndësishme, pavarësisht se Kroacia që prej 2013-s është një anëtar me të drejta të plota i Unionit.

Një kundërshtar i deklaruar i integrimit të vendit tonë në BE, Krichbaum është i njohur në opinionin shqiptar si një prej miqve më të afërt të Bashës në Europë.

Një figurë me peshë në CDU, Krichbaum mbajti një fjalim të ashpër kundër qeverisë në periudhën e çadrës, ndërsa në të gjithë vizitat e tij në Tiranë është takuar për periudha të gjata me Bashën, pa kursyer në daljet publike kritikat ndaj qeverisë.

Pavarësisht opinionit pozitiv të Komisionit, Krichbaum duket i vendosur që të shfrytëzojë lidhjet e tij dhe influencën në rritje të partive të ekstremit të djathtë në vendet anëtare, për të siguruar një veto negative ndaj negociatave.

Vendimi përfundimtar për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë pritet të merret në qershor, kur të votohet në mbledhjen e kryetarëve të shteteve. Sipas formatit me të cilin funksionin Bashkimi Europian, mjafton që një nga 28 vendet anëtare të Unionit të shprehet kundër, që fillimi i negociatave të shtyhet me të paktën një vit./Lexo.al

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zamo: 24/04/2018 12:33

    Lulzimi paska dal si hitleri kur mësonte si të qëndronte para kamerave. Pika këtij do të jet lider ky, edhe ne h**e nuk do lejuar ky.

    Përgjigju
  • Petraqi: 23/04/2018 22:54

    Kush i fryu ne vesh ketij? Vucici apo Putini.

    Përgjigju
  • Askushi: 23/04/2018 21:03

    Deputetit Krichbaum nqs mban vetem anen e serbise mund vetem ta pershendes me kengen e grupit ABBA. Money money. Te korruptuar sic duket ka dhe gjermania.

    Përgjigju
  • Ceço me Biçak: 23/04/2018 19:30

    Krichban dhe Lulezim, biçaki im gati tu krreje e tu ktheje ne kerrma per korbat o armiq te Shqiperise dhe shqiptareve.

    Përgjigju
  • Emigranti: 23/04/2018 19:04

    Edhe nje here opinioni I shendosh publik,te gjykoje se kush eshte lulua,bashkepuntor me qarqe fashiste,vetem e vetem per te ngelur vendi mbrapa per te realizuare skenaret e errta personale;nenjeren ane mire ben sepse e vertetuRe katerciperisht per bemat e tij dhe te salut,mender drejtesia fle hakoma nuk I con para drejtesise keta plehra keq dashes te keti populli.

    Përgjigju
  • mallakastra: 23/04/2018 18:57

    RO.T e shpis tyj dhe lulit dhe sales

    Përgjigju
  • Jeton torre gjoleka: 23/04/2018 18:42

    O ilpopolo ti që je kaq i zgjuar e kaq ekspert sa për dijeni edhe ata të fdp që është parti fashiste jan në bundestak . E ky maskarai gunter kirchbaum që është një ordiner në radh të par është armik i Shqipris e mik i krimineli lul fundë=rinës . E ti na jep men o dangall për një palaço Gjerman . Cdo vënd i botës ka palaço si ky ordineri Gjerman

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 23/04/2018 18:34

    Edi Rama nuk është burr që lejon ktë jashqitjen e kombit Gjerman të hy në Shqipri ky duhet të bëhet person non grata për Shqiprin ky është një nazist ordiner një ekstremist rugaç . Nuk e kuptoj si lejohwt një njeri i till të hy në vëndin ton që e urren kaq shum vëndin ton . Ky do shalngjitmin lul kriminelin se luli ja ka mush xhepin këti ekstremisti ordiner

    Përgjigju
  • il popolo: 23/04/2018 17:33

    Po clidhje ka standarti i dyfisht i zoterise, ne a i kemi bere detyrat tona, pergjigjja eshte jo, kemi shume shume per te bere, dhe dua te them qe per korrupsionin asgje seshte bere, endemik eshte ende, portali i punesimit nje kryemaskarade, e kudo tjeter. Prandaj te shohim nga vetja perpara se te hedhim akuza kundrejt nje anetari te bundestagut, populli gjerman qe e ka zgjedhur e ka provuar qe eshte me inteligjent se populli yne shqiptar prandaj qe mos ti fyejme pa dashur. Sjam as me ps as me pd dhe as me funderrimat e tjera, jam me shqiperine per shqiperine, fajin e kemi ne, ndoshta duhet ta shohim me syrin qe z krichbaum ka pritshmeri me te larta per shqiperine sesa per serbine prandaj kerkon me me teper ngulm per ne. Ju flm.

    Përgjigju
  • Bon xhovi: 23/04/2018 17:30

    Eshte miku lulashes dhe domosdo me dy sandarte duhet te jen.Hallall tek e trasha lul.

    Përgjigju
  • redi: 23/04/2018 17:27

    Menyra si shprehet ky politikan tregon se dhe CDU gjetmane ja njerez ordiner qe mbi te gjitha jane mbeshtetjet personale se sa oercaktomi politik partiak . Merkel nuk besoj se mund te bazohet ne keto lloj speciesh . Shpresa me e madhe per Shqipetaret eshte SPD gjermane , mike e pwrhereshme e jona dhe jam u sigurte se ato do vendosin qe ta perkrahin vendin tone

    Përgjigju
  • Zini: 23/04/2018 17:26

    RO**T KU TI KESH MOR NAZIST SHQIPTARET FSHIJN K ....ME TY

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?