Starton “Joint Effort-16”, Koçi: 
Demonstrimi më i madh në 10 vite

Filloi sot stërvitja e përbashkët “Joint Effort-16”, e cila do të zhvillohet në vendin tonë nga data 19-29 shtator 2016 . Kjo stërvitje është një ndër stërvitjet e përbashkëta më të mëdha që FA kanë zhvilluar me NATO-n në 10 vitet e fundit. 

Qëllimi i kësaj stërvitjeje është rritja e ndërveprueshmërisë ndërmjet forcave pjesëmarrëse dhe kapaciteteve operacionale të shtabeve dhe njësive të FA në procesin e planëzimit dhe ekzekutimit të operacioneve luftarake në mjedis të përbashkët (JOINT) dhe multinacional, në nivel taktik dhe operativ.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte zëvëndësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, atashetë ushtarakë të vendeve pjesëmarrëse në stërvitje të akredituar në vendin tonë si dhe komandantët e forcave dhe drejtorë drejtorish në Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm.
Fjalën e hapjes e mbajti komandanti i Forcës Tokësore, gjeneral brigade Nazmi Cahani, i cili nënvizoi: “Është kënaqësia ime t’ju adresoj sot ju në këtë event kaq të rëndësishëm siç është fillimi i stërvitjes "Joint Effort 2016". Si fillim do të doja t’ju uroja mirëseardhjen përfaqësuesve të Italisë, Kosovës, Malit të Zi, Britanisë së Madhe dhe SHBA. Jam i sigurt se kjo do të jetë një mundësi e mirë për të përmirësuar aftësitë tona luftuese si edhe të ndajmë eksperiencat tona dhe praktikat më të mira të trajnimit me njëri-tjetrin. Në të njëjtën kohë ky është një shans i mirë për t’u njohur me njëri tjetrin, rreth historisë dhe kulturës tonë dhe të shijoni sa më tepër të mundeni mikpritjen tonë”.

Në fjalën e tij, zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, pasi falenderoi të pranishmit në këtë ceremoni u shpreh: “Sot bashkarisht nisim stërvitjen “Joint Effort-16”, evenimentin më të rëndësishëm stërvitor të FA. Kjo stërvitje zhvillohet në kuadër të zbatimeve të detyrimeve të planit të aktiviteteve kryesore të FA për vitin 2016. Qëllimi i stërvitjes ‘Joint Effort-16’ është thellimi i njohurive dhe përmirësimi i mëtejshëm i njësive dhe komandantëve të njësive të FA dhe partnerëve ndërkombëtarë në planëzim dhe ekzekutim të operacioneve ushtarke me spekter të plotë, si pjesë e task-forcës së bashkuar të NATO-s me theks në nivelin taktik dhe operacional”.

Sipas z. Koçi, planifikimi dhe ekzekutimi i stërvitjes së përbashkët rrit njohuritë, mësimet dhe kompetencën e njësive dhe drejtuesve të pjesmarrës, sidomos në nivel taktik aplikimi i doktrinës dhe procedurave NATO në të gjitha fazat e stërvitjes.

stervitja
stervitja
stervitje
stervitje
stervitje
(Nis stërvitja e përbashkët, “Joint Effort-16”, NATO-FA)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Moti i Keq/ Bypass- Qafë Murrizi, Fushë Arrëz - Iballë e pakalueshme, Qafë Thanë - Librazh i vështirë për kamionët! Policia apelon për kujdes

Moti i Keq/ Bypass- Qafë Murrizi, Fushë Arrëz - Iballë e pakalueshme, Qafë Thanë - Librazh i vështirë për kamionët! Policia apelon për kujdes