Kupa e Botës në Skitë Alpine po hyn në fazën më emocionuese të sezonit. Pas 20 garave të zhvilluara nga 37 gjithsej, amerikania Mikaela Shiffrin vazhdon dominimin, me 6 fitore në 7 garat e Slalomit dhe një total prej 923 pikësh, duke kryesuar renditjen e përgjithshme.
Ndërkohë, në qendër të vëmendjes është edhe Lara Colturi, e cila po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm. Në garën më të fundit në Flachau, pavarësisht se e mbylli e 8-ta në renditjen finale, skiatorja 19-vjeçare shkëlqeu në lëshimin e dytë, ku regjistroi kohën më të shpejtë të garës, duke dominuar të gjithë sektorët e pistës.
Colturi, që garon për Shqipërinë, numëron deri tani 4 podiume dhe 434 pikë të grumbulluara duke mbajtur vendin e nëntë në renditjen e përgjithshme.
Renditja e përgjithshme deri në këtë fazë të sezonit
Komente








