Statistikat e varfërisë do analizohen për hartimin e politikave sociale

Statistikat e varfërisë do analizohen për hartimin e politikave sociale

Foto ilustruese

Një Grup Ndërinstitucional i Statistikave të Përfshirjes Sociale (GNSPS), i kryesuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe INSTAT do të përpunojnë treguesit aktualë statistikorë të nivelit të jetesës, së buxhetit të familjeve, të anketës së forcave të punës me qëllim monitorimin e përfshirjes sociale në Shqipëri.

Rezultatet e pritshme të përcaktuara në Dokumentin e Politikave të Përfshirjes Sociale do të kenë ndikim për hartimin e politikave sociale dhe strategjive kombëtare deri në 2028. me qëllim uljen e varfërisë, duke u mbështetur te shtimi i njohurive, shkaqet dhe intensiteti i përfshirjes sociale.

Sipas vendimit “Për miratimin e dokumentit të politikave të përfshirjes sociale 2024–2028” të botuar në Fletoren Zyrtare, në strukturën e re të grupit ndërinstitucional pjesëmarrës do të jenë zyrtarë të nivelit të lartë nga ministritë e linjës, INSTAT-i dhe institucionet kryesore qeveritare përgjegjëse për mbrojtjen sociale, punësimin, shëndetin, arsimin, strehimin, aksesin në drejtësi dhe të drejtat e njeriut, si dhe të përfaqësuesve nga qarqet akademike dhe institutet kërkimore.

“GNSPS-ja do të japë udhëzime gjithëpërfshirëse për përcaktimin dhe përkufizimin e të dhënave për përfshirjen sociale dhe tregues të ndjeshëm gjinorë, të cilët do të përdoren për të analizuar në mënyrë retrospektive tendencat e përfshirjes sociale duke përdorur burimet ekzistuese të të dhënave Nivelit të Jetesës (AANJ) dhe lidhjet me Anketën e Buxhetit të Familjes (ABF), Anketën e Forcave të Punës (AFP) dhe burime të tjera të të dhënave, si dhe zhvillimin e vazhdueshëm të treguesve të BE-së dhe Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm”, citohet në dokument.

Me një total të përgjithshëm të shpenzimeve të parashikuara prej 59,3 milionë lekë programi për një periudhë 5-vjeçare, synon përpunimin e treguesve statistikorë me qëllimin monitorimin e përfshirjes sociale në Shqipëri. Po ashtu në 5 vite parashikohen të shpenzohen 57 milionë lekë vetëm për paga dhe trajnimet e punonjësve për zbatimin e “Dokumentit të politikave të përfshirjes sociale 2024–2028”.

Reformat e tjera të parashikuara në Dokumentin e Politikave të Përfshirjes Sociale kanë të bëjnë me: Ngritjen e Strukturës Burimore Teknike (SBT) për përfshirjen sociale dhe analizën e varfërisë, çështjet metodologjike për analizimin e të dhënave të AANJ së dhe analizën dytësore të të dhënave të AANJ-së; anketat cilësore të përjashtimit social në Shqipëri për vlerësimin e intensitetit, shkaqeve dhe llojeve të tij; fjalorin e termave të përfshirjes sociale; shqyrtimin institucional të drejtimit të përfshirjes sociale dhe promovimin e dialogut mbi politikat e përfshirjes sociale në Shqipëri, do të ndahen në faza dhe do të zbatohen gjatë të gjithë periudhës së planit.

Sipas vendit thuhet se aktualisht, burimet kryesore të të dhënave për llogaritjen e treguesve të varfërisë dhe të përfshirjes sociale janë Anketa e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës (AANJ), Sistemi i Integruar Evropian për Mbrojtjen Sociale (ESSPROS) dhe Anketa e Forcave të Punës (AFP).

Po kështu, përdoren të dhëna edhe nga Anketa e Buxhetit të Familjes (ABF) dhe statistika jetësore për arsimin që mblidhen nga Instituti i Statistikave (si p.sh. Burra dhe Gra) dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit, të dhëna për shëndetin që mblidhen nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), si dhe të dhëna për punësimin dhe aftësitë që mblidhen nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA).

Të dhënat për aksesin në drejtësi mblidhen nga Ministria e Drejtësisë dhe nga institucionet në varësi të saj. Të dhënat për strehimin mblidhen nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si dhe nga Enti Kombëtar i Banesave. Anketa e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës mat nivelin e jetesës, varfërinë relative dhe deprivimi material në familjet shqiptare.

ABF paraqet të dhëna mbi strukturën e shpenzimeve për konsum të familjeve shqiptare, AFP mbledh informacionin cilësor dhe sasior për vlerësimin e treguesve kryesorë të tregut të punës për të gjithë individët 15 vjeç e lart në Shqipëri, ndërsa ESSPROS mat nivelin e përfitimeve sociale në skemat e mbrojtjes sociale sipas tetë funksioneve bazë të mbrojtjes sociale: sëmundje/kujdes shëndetësor, pleqëri, mbijetesë, aftësi të kufizuara, familje/fëmijë, papunësi, strehim social, përjashtim social.

Duke mos qenë shtet anëtar i BE-së, Shqipëria nuk është e detyruar të realizojë rregullisht anketat e mësipërme. Megjithatë, që nga viti 2017, INSTAT-i vazhdon të realizojë çdo vit AANJ-në dhe në vitin 2019 filloi edhe zbatimin e sistemit ESSPROS. Anketa e Buxhetit të Familjes u krye për herë të parë në vitet 1999-2000 dhe ishte përfaqësuese vetëm për zonat urbane, për të vazhduar më pas në vitet 2006./Monitor

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?